Banesa e një avokati në Durrës mësohet se është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.
Pre e grabitjes ka rënë shtetasi Edmond Saliu, ku i kanë marrë rreth 350 milionë lekë.
Avokati ka thënë para uniformave blu se autorët kanë marrë kasafortën e cila ishte me çelës.
Sapo është sinjalizuar për këtë grabitje, policia ka nisur nga hetimet.
Nga të dhënat e para, ende jo zyrtare, policia dyshon se grabitja është realizuar nga të afërm të avokatit, pasi nuk ka pasur thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.