Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Iu shmang drejtësisë shqiptare dhe greke, zbulohen 13 identitetet e Admir Muratajt

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbulohet pasaporta greke, Admir Murataj ka “kopjuar” identitetin e tij (Foto)

Admir Murataj, personi i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur ditën e martë në aeroportin e Rinasit, rezulton se ka përdorur plot 13 identitete të ndryshme. Ndryshimi i identiteteve ka bërë që ai t’i shmangej për disa vite drejtësisë shqiptare  dhe asaj greke.

Po ashtu, Murataj zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias. Përpos këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe këto identitete të tjera;

  1. Kristaq Murataj
  2. Admir Murati
  3. Kristaq Murati
  4. Admir Murataz
  5. Kristaq Murataz
  6. Admir Xhaferi
  7. Kristaq Xhaferi
  8. Admir Nikaj
  9. Kristaq Nikaj
  10. Xhafer Nikaj
  11. Kristaq Azemi

Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Më datë 9 Prill 2019, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policisë, gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes së miliona Eurove të bankave nga aeroporti i Rinasit, të cilat do të transportoheshin drejt Austrisë. Kurse bashkëpunëtorët e Muratajt mundën të arratiseshin dhe janë në kërkim.

E SHKUARA E ADMIR MURATAJT NË GREQI

31 Dhjetor 2012 – Një bandë shqiptarësh sulmuan një pikë karburanti në fshatin Neo Monastiri Fthiotidas. Pjesë e bandës ishte edhe Admir Murataj. Banda kërcënoi me armë rojen 45-vjeçar të karburantit. Por kamerat e sigurisë treguan se 45-vjeçari kishte bërë rezistencë. Admir Murataj qëlloi me 3 plumba kallashnikovi rojen, duke e lënë të vdekur. Nga pika e karburantit, banda e shqiptarëve mori 3 mijë Euro.

Janar 2013 – Arrestohen në Athinë Admir Murataj dhe Klement Çala (banda e kallashnikovit). Të dy kanë qenë të përfshirë në grabitje të 9 bankave, banesave, makinave etj., duke përfituar 2 milionë Euro. Në 6 raste ishin vjedhur bankomate në zona të ndryshme të Athinës, të cilat ishin shpërthyer me eksploziv.

22 Mars 2013- 11 persona arratisen nga burgu i Trikalas. Bëhet fjalë për bandën e Marjan Kolës, mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Pasi prenë hekurat, të burgosurit u ngjitën mbi çatinë e burgut. Ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në anën e jashtme të murit rrethues, qëlluan ndaj rojeve të burgut dhe plagosën dy prej tyre. Tetë ditë më vonë, banda grabiti një restorant në autostradën e vjetër Athinë – Thivas. Gjatë ndjekjes nga policia, pati shkëmbim zjarri dhe mbeti e plagosur një vajzë 25-vjeçare.

16 Maj 2013 – Admir Murataj dhe bashkëpunëtor i tij (Klement Çala) grabisin 1.2 milion Euro në Bankën Kombëtare në Lamia. Paratë nuk u gjetën kurrë.

Maj 2013 – Në lagjen Peristeri të Athinës, Admir Murataj gjatë tentativës për të grabitur një supermarket, i shpëton aksionit të policisë për ta arrestuar. Në pranga bie bashkëpunëtori i tij Ermal Lita, i arratisur edhe ky nga burgu i Trikalas.

17 Qershor 2013 – Autoritetet greke ranë në gjurmët e të arratisurve në zonën e Fthiotidas. Banda ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga tre persona. Gjatë kërkimeve, pati sërish përleshje me armë zjarri dhe mbeti i vrarë oficeri i policisë Giorgos Andricopulos. Ndjekja vazhdoi në malin Thermo në një zonë rurale. Aty përleshje të ashpër mes bandës së Marjan Kolës dhe forcave speciale greke. Nga të shtënat u vranë dy prej të arratisurve, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e policit grek. Fillimisht u dyshua se njëri prej tyre ishte Admir Murataj, por rezultoi e gabuar. /TV Klan.

Tags: 13 identitetetAdmir Muratajdrejtesisegrekeshmangshqiptarezbulohen

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Opozita sërish në protestë, Kuvendi në seancë. Ja çfarë pritet të ndodhë sot

“Për fëmijët tanë”, Basha thirrje qytetarëve: T’i japim dorën njëri-tjetrit (Video)

U shty nga truproja i kryeprokurores, gazetarët ngrihen në protestë (Video)

U shty nga truproja i kryeprokurores, gazetarët ngrihen në protestë (Video)

“Rinas”/ Deklarata e fortë e Hoxhës: FNSH e pa grabitjen, ICTS-ja nuk i ka lejuar…

"Rinas"/ Deklarata e fortë e Hoxhës: FNSH e pa grabitjen, ICTS-ja nuk i ka lejuar...







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com