E martë, 18 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

“Për fëmijët tanë”, Basha thirrje qytetarëve: T’i japim dorën njëri-tjetrit (Video)

Të shtunën me fillim në orën 18:00 opozita e bashkuar ashtu si ka paralajmëruar ditë më parë do të zhvillojë protestën e radhës para Kryeministrisë. Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video të postuar në rrjetin social Facebook, u bën thirrje edhe njëherë shqiptarëve që t’i bashkohen tubimit.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarde të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpinë tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan kreu i PD-së.

Ndërsa në video-mesazhin thuhet: Shqipëria është në rrezik, qeveria është bërë një me krimin, votat vidhen me banditë, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit, për mirëqenien për shtëpinë tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Për protestën e nesërme, e cila pritet të fillojë në orën 18”00, do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë Partinë Demokratike

Nga: Roland Qafoku Kjo është ‘97-ta e PD-së, ose “lufta civile” brenda partisë. Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike të krijon idenë se jo...

Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Normalitetit do t’i rikhehemi në pranverë

"Jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet pas dy vitesh ndërprerjeje pandemike", tha shefi ekzekutiv i Pfizer, në një intervistë me "Le Figaro". “Së...

“Faleminderit, më nxorre debile”, “kriset” miqësia mes Arjolës dhe Monikës

"Vëllai i Madh" ka shkaktuar shumë debate të nxehta mes bonorëve, dhe shkak është bërë loja “Shtet, qytet”. Një përplasje e fortë është krijuar...

6 rregullat e arta për t’u pasuruar e për t’u bërë milioner

E vetmja gjë që ju pengon nga të qenurit milioner është ideja juaj se çfarë do të thotë të jesh i tillë, sipas milionerit...

7 mënyra për të reduktuar stresin dhe për të lehtësuar depresionin

Është shumë e zakonshme që njerëzit që vuajnë nga depresioni, të ndjehen të stresuar dhe të mbingarkuar. Stresi mund të përkeqësojë simptomat e depresionit,...