Moderatorja e njohur amerikane Wendy Williams, i ka kërkuar divorcin bashkëshortit Kevin Hunter, pasi mësoi se ai e tradhtonte. “Daily Mail” raporton se gjatë javëve të fundit, 54-vjeçarja nuk e mbante unazën në gisht, duke i dhënë fund martesës së saj 22-vjeçare.
Rikujtojmë se Kevin është producent televiziv në emisionin që ajo moderon prej kohësh.
Tradhtinë moderatorja e ka zbuluar gjatë muajit dhjetor 2018. 47-vjeçari Kevin Hunter ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Sharina Hudson prej 10 vitesh, dhe të dy së fundmi janë bërë prindër të një fëmije.