Nuk janë të paktat rastet kur fansat fyejnë personazhet e show-bizzit, e kohët e fundit është kthyer në trend që mesazhet të bëhen publike. Kështu ka vepruar edhe Anxhelina, duke turpëruar në publik ndjekësen e saj.
Këngëtarja publikoi foton e bisedës në Instagram, ku i kthente përgjigje një vajze të quajtur Blerta.
Ndërkohë që kjo e fundit e quante “k*rvë”, Anxhelina me shumë ironi e pyeste pse ishte e inatosur, ndërsa e komplimentonte për flokët:
“Pse kaq me inat Blerta? Paske flokë shumë të bukur”.