Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o’ Sara”/ Fëmijët e ngujuar shqiptarë në kampin e Sirisë (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o’ Sara”/ Fëmijët e ngujuar shqiptarë në kampin e Sirisë (Video)

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o’ Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen trishtueshëm në një kamp të izoluar në Siri.  Aty janë strehuar të afërm të luftëtarëve të ISIS’it, e në një video e publikuar nga The New York Times kapen fëmijë teksa flasin shqip. Nuk dihet se cili është fati i fëmijëve i kampeve të zeza, e as nëse institucionet kanë plan t’i kthejnë.

Në një kamp në veri të Sirisë po strehohen të afërmit e luftëtarëve famëkeq të ISIS’it, pas humbjes që pësoi para disa javësh i ashtuquajturi kalifat, i njohur për krime dhe terror.

Ky është një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur.  Aty strehohen gratë, fëmijët dhe jetimët e luftëtarëve të ISIS’it.

Brenda këtij kampit, në një video të publikuar nga mediat perëndimore, dëgjohen dy fëmijë që flasin shqip, që sipas të gjitha gjasave i takojnë luftëtarëve të trojeve shqiptare që kishin marrë pjesë në ato luftime. Njëri prej tyre shihet në pamjet e publikuara nga prestigjiozja amerikane The New York Times, shkruan Gazeta Express.

Fëmija që flet shqip në kampin Al Hol

Fëmija i parë, në këtë video, thërret emra si Haxhi e Sara, ndërsa një zë tjetër i një fëmije të dytë dëgjohet në sfond duke pyetur se “ku është Sara”.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/04/m8exIE3ickRsXAR7llfU_05_a0e146f787af36877039c89a81a2dd2a_video_240p_converted.mp4

Në institucionet e Kosovës askush nuk përgjigjet se a kanë ndonjë plan për të kthyer fëmijët dhe gratë kosovare të ngujuara në kampe të Sirisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se kjo ministri është e informuar se ka kosovarë, por nuk ka treguar nëse MPJ planifikon t’i kthejë ata.

As në Zyrën e Kryeministrit nuk dëshiron të komentojnë asgjë rreth kësaj teme.

Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, mirëpo me thellimin e humbjeve të ISIS’it dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar. Mirëpo nëntë mijë prej tyre janë qytetarë të vendeve jashtë Sirisë.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

Të kthehemi sërish te “kampi i Sarës dhe Haxhisë”: NYT raportoi se aty nuk kanë mjaftueshëm ujë e ushqim, ndërsa disa prej shteteve si Franca, Rusia e Çeçenia i kanë nxjerrë qytetarët e vet nga ky kamp. Të tjerat vende nuk duan t’i rikthejnë këto gratë, fëmijët, e jetimet.

Aty gjenden vetëm gratë e fëmijët që nuk i pranojnë shtetet e tyre dhe më nuk kanë më vend të tyre për të jetuar.

Zyra e Kryeministrit nuk jep detaje se çka specifikisht planifikohet të bëhet me fëmijët dhe gratë që tashmë janë në Siri dhe a do të kthehen ata. Megjithatë përmenden hartimi i dokumentëve për rehabilitim të të gjithë atyre që në një mënyrë ose tjetrën u përfshinë në luftën e Sirisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dokumente dhe kanë ngritur mekanizma për rehabilitimin e personave të radikalizuar, luftëtarëve të huaj dhe familjet e tyre”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit për Gazetën Express.

“Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS-it, Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë partner i besueshëm, duke dhënë kontribut të çmuar në arritjen e objektivave të këtij koalicioni”.

Siria po hyn në vitin e nëntë të luftës civile, ndërsa Shtet Islamik (ISIS) po e shënon fundin e tij. Lufta nisi dhe po përfundon me Bashar Al-Assadin që nuk u dorëzoi asnjëherë kreun e shtetit tashmë të shkatërruar. /Express/

Tags: “ku o’ Sara”“ngujuar”“Oj Sarë”femijethaxhikampinshqiptareSirisëVideo

TË LIDHURA

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli
Aktualitet

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

15:22 | 15/10/2025
Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,
Aktualitet

Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

15:20 | 15/10/2025
“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë
Aktualitet

“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

15:12 | 15/10/2025
Next Post
Protesta/ Blindohet Kryeministria. Ç’kërkon opozita dhe refuzimi i Policisë

VOA: Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

“PS-së nuk i hyjnë në punë skllevërit”, ish-zëvendësministrja: Bushati “thërriste” për reflektim

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Protestë në Fier/ Banorët: Nuk shkojmë dot në banesa, askush nuk na jep zgjidhje







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli
Aktualitet

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

by mirseda
15:22 | 15/10/2025
0

Efektivë të komisariatit nr.3 në Tiranë kanw shoqëruar 61- vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka...

Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

Dumani raportoi te ‘Ligjet’, ironizon Beqaj: Nga dje e kuptova akuzën për ‘Saspac’,

15:20 | 15/10/2025
“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

“Dhanë dëshmi të rreme për vrasjen e ’97-ës”, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

15:12 | 15/10/2025
Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

14:44 | 15/10/2025
I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri

I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri

14:42 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com