Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shkeljet në administratë/ Kallëzohen 112 zyrtarë, KLSH: Dëmi ekonomik 1,7 miliardë euro

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkeljet në administratë/ Kallëzohen 112 zyrtarë, KLSH: Dëmi ekonomik 1,7 miliardë euro

Nga viti në vit shkeljet në administratë janë rritur, duke sjellë një dëm të lartë ekonomik. Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është konstatuar se këto shkelje kanë sjelle nivel të lartë të borxhit. Vetëm në vitin 2018 shkeljet në administratë arrijnë vlerën e 1,7 miliardë eurove.

Shkeljet e administratës për vitin 2018 arrijnë në një dëm ekonomik në vlerën e 1,7 miliardë eurove.

Abuzimet dhe shkeljet e administratës u publikuan dje në raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se nga viti në vit shkeljet me dëm ekonomik janë rritur. Sipas KLSH-së, për 10 vite të periudhës 2002-2011 dëmi ekonomik ishte 47,7 miliardë lekë, ndërsa në 7 vite, për periudhën 2012-2018, dëmi është 226,7 miliardë lekë. Pra, në krahasim me dy periudhat ka një pesëfishim të dëmit ekonomik nga shkeljet. Për vitin 2018, shkeljet janë gjetur si në mbledhjen e të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve.

“Në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213,9 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro: parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,1 miliardë lekësh ose 193 milionë euro.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189,8 miliardë lekësh, afërsisht 1,518 milionë euro, nga e cila: 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73,8 miliardë lekë, afërsisht 587 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve”, thuhet në raport.

Për vitin 2018, KLSH ka depozituar pranë prokurorive, 40 kallëzime dhe indicie penale edhe 1 dosje auditimi e përcjellë për vlerësim organit të Prokurorisë. Në 41 kallëzimet dhe indiciet penale të hartuara nga KLSH, janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë.

Gjithashtu nga KLSH është konstatuar se numri i kallëzimeve penale në 7 vitet e fundit 2012-2018, që është 307 kallëzime, është rritur më shumë se 2 herë, krahasuar me periudhën 6- vjeçare 2002-2011, që ishin 168 kallëzime.

BORXHI PUBLIK

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raport ngre edhe shqetësimin e borxhit publik. Sipas këtij institucioni, niveli i borxhit publik është 72 për qind, larg objektivit të qeverisë për ta mbajtur borxhin në nivelin 65,5 për qind. Në llogaritjen e kësaj shifre, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfshin detyrimet e prapambetura në vlerën e 19 miliardë lekëve, ndërsa qeveria thotë për to se janë në vlerën e 16 miliardë lekëve.

“Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, çka do të sillte një deficit mbi 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme”, thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit si borxh edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë. Sipas KLSH, nga hartimi i strategjinë “Për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020”, ku qeveria vendosi objektivin e mbajtjes së borxhit në 65,5 për qind, konstatohet se niveli i tij luhatet rreth 70-74 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

SHIFRAT E DËMIT

  • 1,7 miliardë euro është në total dëmi i administratës, i konstatuar për vitin 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
  • 1,5 miliardë euro është dëmi i konstatuar në fushën e të ardhurave
  • 587 milionë euro është dëmi i konstatuar në fushën e shpenzimeve të administratës publike
  • 41 kallëzime janë dërguar në Prokurori për vitin 2018, ku janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë
  • 5 herë më i lartë është dëmi për periudhën 2012- 2018 krahasuar me periudhën 2002-2011
  • 226,7 miliardë lekë ishte dëmi i shkaktuar nga shkeljet e administratës për periudhën 2012-2018
  • 47,7 miliardë lekë ishte dëmi i shkaktuar nga shkeljet e administratës për periudhën 2002-2011
  • 2 herë më i lartë është numri i kallëzimeve penale në 7 vitet e fundit 2012-2018, që është 307 kallëzime krahasuar me periudhën 6-vjeçare 2002-2011, që ishin 168 kallëzime./panorama
Tags: administrateeuroklshmiliardezyrtare

TË LIDHURA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Next Post
“E përcollën me bisht nën shalë”, Berisha publikon mesazhin: Si u hakmor Rama me kuksianët

“E përcollën me bisht nën shalë”, Berisha publikon mesazhin: Si u hakmor Rama me kuksianët

“Jam shumë e lirë”. 10 vite beqare, aktorja e njohur kërkon partner

"Jam shumë e lirë". 10 vite beqare, aktorja e njohur kërkon partner

“Për fajin tënd”, modelja shqiptare ka një mesazh për Donald Trump

“Për fajin tënd”, modelja shqiptare ka një mesazh për Donald Trump

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com