pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Po shkëlqen në kampionatin gjerman, Lala rrëfen vështirësitë e Rashicës: E mbajta 1 vit në shtëpi…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Milot Rashica është futbollisti i momentit në elitën e futbollit gjerman. Sulmuesi nga Kosova ka shpërthyer në vitin 2019 ku me fanellën e Werder Bremenit thuajse në çdo takim shënon apo asiston për bashkëlojtarët e tij.

22-vjeçari ka arritur të shënojë tetë gola në elitën e futbollit gjerman dhe të bëjë dy asistime, ndërsa me dy gola të tjerë ka kontribuar në Kupën e Gjermanisë ku Werder ka siguruar gjysmëfinalen.

Por prapa këtij suksesi të Milotit qëndron legjenda e futbollit shqiptar, Altin Lala që i ka ndihmuar nga fillimet e karrierës së tij.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është rrëfyer për mediumin gjerman ‘Deichstube.de’, rreth zbulimit të Rashicës dhe ndihmës që i dha vushtrriasit për të dalë në Evropë.

“Për herë të parë Rashicën e pash në televizion, në një ndeshje mes Kosovës dhe Ganës U-21, kur Miloti ishte vetëm 16 vjeçar. Në atë moment i thash djalit tim ta shikonte me vëmendje këtë futbollist, pasi ishte vërtetë i mirë”, tregon fillimisht Lala.

Për herë të dytë kur Lala e pa Rashicën ishte një vit e gjysmë më vonë, pasi legjenda e futbollit shqiptar ishte në Kosovë dhe po kërkonte futbollistë të rinj për Shqipërinë U-19.

“U takova me të dhe ishte edhe babai i tij. Aty ka lindur gjithë plani dhe vendosa ta mbështesë këtë djalë në rrugëtimin e tij”, tregon Lala.

Lala e dërgoi Milotin në prova te Hannoveri, skuadra ku tiranasi kishte 14 vite gjatë karrierës së tij.

“Organizuam një provë, por Miloti ishte i pafat pasi pësoi një lëndim në ligament”, thotë Lala.

Por ish-mesfushori i Kombëtares tregon se kishte vendosur që ta merrte përsipër edhe shërimin e tij duke e mbajtur në shtëpinë e tij në Hannover.

“Ai jetoi në shtëpinë time thuajse një vit, por për shkak të statusit të tij, ai nuk u lejua të qëndrojë më shumë se 90 ditë radhazi në Gjermani”, thotë Lala që është menaxher i reprezentuesit të Kosovës.

Pasi Rashica kaloi lëndimin, me sugjerimin e Lalës skuadra holandeze Vittese e transferoi lojtarin në Eredivisie.

Fillimisht Rashica iu bashkua ekipit të dytë të Vitteses, por në fazën përgatitore ai shkëlqeu për ta marrë një rol të rëndësishëm në formacionin bazë të skuadrës verdhezi.

E falë shkëlqimit në elitën e futbollit holandez ku në 100 ndeshje zyrtare shënoi 15 gola e dhuroi 24 asistime, katër herë kampionët e Gjermanisë, Werder Bremen paguan shtatë milionë euro për transferimin e tij.

Ndërkohë Lala që është menaxher i Milotit, thotë se i pëlqen të ndihmojë futbollistët e talentuar pasi profesioni i menaxherit nuk është primar.

“Unë e bëj punën e menaxherit vetëm pjesërisht, pasi nuk është profesioni im primar. Më pëlqen t’i ndihmojë futbollistët e talentuar”, thotë ish-mesfushori shqiptar.

Lala nuk e sheh Milotin duke bërë një lëvizje të shpejtë në karrierë, edhe pse pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme këtë vit ka zëra se interesohen klubet angleze.

“Nuk e kemi këtë diskutim momentalisht. Nuk ka asgjë. Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe ka vetëm tre muaj që po luan shumë mirë. Jemi shumë të qetë dhe duam t’i bëjmë hapat me radhë”, tha Lala.

Krejt në fund Lala ka thënë se ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm për aftësitë e Milotit, por që pret edhe më shumë nga Vushtrriasi.

“Unë isha i vetëdijshëm që Miloti mund të arrinte shumë me aftësitë që ka, por ai mund të bëjë edhe më shumë”, ka deklaruar prononcimin e tij Lala për Deichstube.

Me dy golat e tij në Kupën e Gjermanisë, Miloti i ka ndihmuar Werderit t’i eliminojë dy gjigantët e futbollit gjerman si Borussia Dortmund dhe Werder Bremen.

Ndërkohë në elitën e futbollit gjerman Rashica i ka shënuar gol Eintracht Frankfurtit, Hannover 96, Bayer Leverkusenit, Mainzit si dhe nga dy gola Schalkes dhe Augsburgut.

Miloti është shembulli më i mirë për futbollistët e rinj nga Kosova se me punë mund të arrish në maje të futbollit evropian dhe ta prezantosh në mënyrën perfekte vendlindjen. /Telegrafi/

Tags: 1 vitgjermankampionatinLalambajtaRashicësrrefenshkëlqenshkëlqiminshtepi

TË LIDHURA

Sport

Kupa e Botës 2026/ Vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City, arrestohen dy persona

21:25 | 13/06/2026
Sport

Ronaldo: Ky brez do t’i japë shumë gëzim Portugalisë, synimi ynë mbetet titulli kampion bote

15:07 | 13/06/2026
Sport

E kontaktoi FSHF, por mendjen e ka te Gjermania: Futbollisti tronditet nga vendimi i fundit

17:52 | 12/06/2026
Next Post

Shqiptari punonte murator, arrestohet pasi shiste drogë dhe kokainë për të rinjtë...

Lidhja e fshehtë, Erik Fullani kapet sërish “mat” me vajzën e deputetes (Foto)

Kalon Veting-un, konfirmohet në detyrë Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Bisedimet SHBA–Iran në fazë vendimtare, 60 ditë për marrëveshjen mbi programin bërthamor

by mirseda
09:21 | 15/06/2026
0

Pas një marrëveshjeje paraprake dhe nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në Zvicër, SHBA-të dhe Irani pritet të...

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

09:18 | 15/06/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Mirditë/ U vra me armë zjarri, viktima u gjet brenda automjetit të tij

08:32 | 15/06/2026

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com