Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Po priste vëllain te dera e shtëpisë”, dinamika e ekzekutimit të dy vëllezërve në Shkodër

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Po priste vëllain te dera e shtëpisë”, dinamika e ekzekutimit të dy vëllezërve në Shkodër

Astrit dhe Brahim Bilali janë dy viktimat e radhës në Shkodër, të ekzekutuar në një atentat në hyrje të shtëpisë së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku referuar burimeve mësohet se vëllezërit u takuan në portën e banesës dhe sapo u bashkuan, dy persona kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur në vend.

“Në datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen ‘Guerile’, në vendin e quajtur ‘Zooteknika’, nga persona ende të paidentifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç, dhe B. B., 61 vjeç, (vëllezër)”, njoftoi Policia. Skema duket pothuajse e njëjtë me atentatet e tjera në qytetin verior. Autorët qëllojnë me breshëri ndaj objektivit të tyre dhe largohen për të djegur mjetin dhe për të humbur çdo gjurmë.

Menjëherë, në vendin ku u qëlluan dy vëllezërit Bilali, mbërriti dhe një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, por të gjitha tentativat kanë qenë të kota, sepse ata kishin humbur jetën nga plumbat e marrë. Mësohet se në Polici kanë telefonuar qytetarë, të cilët kanë dëgjuar krismat dhe pas kësaj, vendi i ngjarjes është mbushur me forca të shumta Policie dhe hetues të krimeve. Megjithëse Policia e Shkodrës, së cilës mësohet se i janë bashkuar edhe hetues nga Tirana, ka nisur hetimet intensive, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen.

VRASJA

Dëshmi nga vendi i ngjarjes tregojnë se Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë. Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Policia dyshon se janë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve Bilali, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke humbur kështu gjurmët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetëra forca Policie, mes së cilëve edhe ato të FNSH, duke nisur menjëherë hetimet dhe kërkimet për autorët e mundshëm. MAKINA Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë dhe jo shumë larg nga vend i ngjarjes, Policia konstatoi një makinë tip “Benz”, e cila ishte duke u djegur. Pas lajmërimit të repartit të zjarrfikësve, që bëri të mundur shuarjen e flakëve, hetuesit filluan këqyrjen e mjetit.

Referuar burimeve, thuhet se mjeti tip “Benz”, me targë AA 369 RV, nuk është djegur plotësisht, duke rritur shpresat se nga këqyrja dhe aktet e ekspertimit do të gjenden të dhëna me rëndësi që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Autoritetet kanë dyshime se targat e kësaj makine janë false dhe ajo mund të jetë e grabitur me qëllim kryerjen e krimit, por kjo mbetet të verifikohet nga hetimet.

Ndërkohë, burime thonë se hetimet parapake për këtë ngjarje janë duke u bazuar në pistën e ndonjë hakmarrje të mundshme, megjithëse vëllezërit Bilali nuk ruheshin dhe silleshin lirshëm në qytet, çka tregon se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë kërcënimi të mundshëm. Në pyetje janë duke u marrë familjarë dhe të afërm të viktimave, në lidhje me ndonjë dyshim apo pistë, për të cilën do të hetohet. /panorama

Tags: deradinamikady vëllezërveekzekutimitpristeShkodershtëpisëvëllain

TË LIDHURA

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

11:04 | 24/09/2025
Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…
Politikë

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj
Politikë

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Next Post
I ekzekutuan të atin dhe xhaxhain, anëtari i grupit “Bajri” mbërrin pranë familjes

I ekzekutuan të atin dhe xhaxhain, anëtari i grupit “Bajri” mbërrin pranë familjes

Në fillimet e veta nuk ka qenë “mjaltë”, Ermali flet për lidhjen me Amin

Në fillimet e veta nuk ka qenë “mjaltë”, Ermali flet për lidhjen me Amin

Demokracia midis legjitimitetit dhe anarkisë!

Demokracia midis legjitimitetit dhe anarkisë!

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

by mirseda
11:04 | 24/09/2025
0

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha në një mesazh drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bëri kërkesë...

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

10:37 | 24/09/2025
Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

10:31 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com