Dy persona humbën jetën paraditen e sotme në Shkodër, në lagjen “Kiras”. Ata janë Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Të dy janë persona me precedentë të mëparshëm penalë, dhe emra të njohur për sistemin e drejtësisë në vend.
Ata janë përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç është edhe një grabitje me pasojë persona të plagosur.
Vëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi.