Ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, pas letrës që Kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira i ka dërguar lidhur me mosmiratimin e buxhetit te vitit 2019 për Bashkinë.
Ai ka shprehur shqetësim për këtë problem, duke thënë se kjo gjë prek qytetarët dhe shërbimet publike për ta.
Ndonëse Ambasadori thotë që përgjegjësi për normalizimin e situatës duhet të mbajnë institucionet shqiptare, ai shkruan se është themelore mbarëvajtja dhe funkionimi i qeverisjes vendore.
“Bllokimi dhe mosmiratimi i buxhetit, nga këshilltaret e PS, kryetarja e këshillit bashkiak dhe deputetët e PS, dëmton në mënyrë themelore, banorët e Përrenjasit, të cilët presin shërbime dhe të mira material”,- thotë ambasadori.
Ndër të tjera, në statusin e saj, Kryetarja e Bashkisë ka bërë me faj këshillat e Ps dhe thotë që janë ata që po dëmtojnë banorët e Përrenjasit të cilët presin shërbime dhe të mira materiale.