Pas përfundimit të 2 sfidave të para të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, Shqipëria do të rikthehet të luajë sërish në muajin qershor. Fillimisht do të jetë mysafire në Islandë për t’u ndeshur me ishullorët në datën 8 qershor.
Ashtu si dhe Kombëtarja kuqezi, islandezët arritën të siguronin 3 pikë në 2 sfidat e para, duke mposhtur Andorrën në transfertë me rezultatin 0-2, teksa u mposhtën nga Franca me rezultatin 4-0.
Tre ditë më vonë, pra në datën 11 qershor, Shqipëria do të presë në shtëpi Moldavinë e vendit të fundit. Në 2 ndeshjet e para, skuadra moldave pësoi 8 gola dhe shënoi vetëm 1.
Sfidat e radhës:
8 qershor 2019 / Islandë-Shqipëri
11 qershor 2019 / Shqipëri-Moldavi