E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Dosja “Babale”/ Salianji: Çfarë ka në përgjime, si u përgjuan gazetarët (emrat)

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në studion e “Opinion” tregoi detaje mbi përgjimet që ai disponon dhe që thotë se janë të prokurorisë dhe me vendim gjykate.

“Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klanave të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendosa gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme.”

Gazetarë të shumtë janë përgjuar për dosjen Babale. Sipas Ervin Salianjit në përgjime Alizoti flet që nga drejtori i policisë e shumë drejtorë të tjerë të policisë. Sipas tij veç Artan Hoxhës, gjithë gazetarët e tjerë investigativë janë përgjuar.

Ky zotëria, Albert Veliu është vendosur në përgjim në datën 15. Në datën 19 është vendosur nën përgjim dhe Alizoti. Të gjithë njerëzit që fliste Babalja janë vendosur në përgjim. Gjatë kohës që Babalja ka qenë këtu nuk deklarohej se ky ishte aktori.  Ky, Alizoti përmend emra politikanësh, si Gramozi, Taulanti etj… Drejtori i Policisë së Fierit nuk ka folur vetëm njëherë, ka qindra komunikime mes tyre.

Unë i kam të gjitha me prova. Kjo është e datës 8 qershor, drejtori i policisë komunikon në 12 të natës. E merr drejtori në telefon. Kemi atë të datës 7 dhe ky i kërkon komunikim me shefin e madh, që është ose Veliu ose Xhafaj, nëse nuk merr lekët.  Këtu në këtë hetim janë përfshirë 4 prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore. Vetëm Tan Hoxha nuk është aty nën survejim, të gjithë gazetarët janë në survejim. Është gazetarja e Top Channel aty, e shumë gazetarë të tjerë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...