Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Video/Bashkia e Divjakës merr vendime pa u shprehur Gjykata, juristi merr lopatën dhe shkul ullinjtë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/Bashkia e Divjakës merr vendime pa u shprehur Gjykata, juristi merr lopatën dhe shkul ullinjtë

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Dhurata Korreshit, e cila ka një vendim gjykate të vitit 1995 ku vërtetohet se babai i saj eshtë pronar i 30 hektar tokë në fshatin Gërmenj të Divjakës.

Në bazë të këtij dokumenti ajo është në proces që kjo pronë ti njihet edhe nga Agjencia e Kthimit të Pronave.

Ndërkohë deri në momentin që do të pajisej me certifikatë pronësie Dhurata ka aplikuar pranë Bashkise Divjakë për ta marrë ketë pronë me qira, dhe fillimisht kjo kërkesë iu miratua nga Këshilli Bashkiak, i cili me vendim Nr .23 dt 11.5. 2018 midis te tjerave ka miratuar dhënien me qira edhe të pronës 792 /11 .

Pasi e mbjell këtë pjesë toke me ullinj të cilën ia ka njohur gjykata, i vjen  një shkresë e konceptuar nga Andi Bullari,  cili eshtë jurist pranë Bashkisë, ku njihet me faktin se ka pushtuar një tokë shtetërore dhe duhet të shkulë ullinjtë e mbjellë.

Dhurata Korreshi: Këtë tokë e kemi trashëguar nga gjyshi dhe kemi edhe me vendim gjykate. Fillimisht bashkia ma dha me qira dhe më pas vjen dhe mi shkul ullinjtë. Çështjen Bashkia e ka çuar në gjykatë, ndërkohë që gjykata nuk është shprehur ato vijnë dhe më shkulin ullinjtë. Nuk më kanë lënë asnjë procesverbal sekuestrimi të ullinjve.

Vetë juristi i Bashkisë thotë se është pushtuar një tokë publike ndërkohe që zonja ka në dorë një vendim gjykate që e ka pronë të trashëguar.

Për më tepër, derisa Bashkia e ka çuar çështjen në prokurori dhe kjo e fundit në gjykatë, nuk mund të merrej asnjë vendim nga Bashkia pa u shprehur gjykata.

Juristi i Bashkisë Divjakë- Zonja me çfarë titulli ose me çfarë pretendon se është pronare në atë pjesë ?

Gazetarja- Me vendim gjykate të vitit 1995.

Juristi i Bashkisë Divjakë- Me vendim gjykate?

Gazetarja- Po

Juristi i Bashkisë Divjakë- Mund të ma vendosësh në dispozicion?

Gazetarja- Patjetër!

Juristi i Bashkisë Divjakë- Mua këtë vendim zonja nuk ma ka vënë ne dispozicion. Zonja me sa di unë ka bërë kërkesë pranë Kthimit dhe Kopensimit të pronave.

Gazetarja- Po dhe çështja është ne shqyrtim. Ju pretendoni që zonja e ka pushtuar atë tokë.

Juristi i Bashkisë Divjakë- Po.

Gazetarja- E keni çuar çështjen në prokurori, prokuroria e ka çuar çështjen në Gjykatë. Me çfarë kopetencash ju shkoni i shkulni ullinjtë pa u shprehur Gjykata? Urdhëro data që do te bëhet gjyqi. Nuk mund të shkulni ullinjtë pa u bërë gjyqi, vendos gjykata nuk vendos Bashkia juaj.

Juristi i Bashkisë Divjakë- Zonja e ka pushtuar në mënyre të padrejtë !

Gazetarja- Vendos Gjykata nëse është toka juaj ose e zonjës. Ju jeni jurist këtu si shkoni ju shkulni ullinjtë?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Zonja po cënon pronën time nuk është se po shkoj unë te zonja.

Gazetarja- Është e jotja personale?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Jo është e institucionit.

Gazetarja- E ke në gjykim çështjen. Që të mos i anashkalojmë gjërat, jeni ju këtu në foto që shkulni ullinjtë?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Jo, zonja është.

Gazetarja- Jeni ju këtu në foto që shkulni ullinjtë?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Të lutem nuk ka rëndësi fare, mund të bësh publike çdo gjë.

Gazetarja- Një juristi i lejohet që të shkuli ullinjtë e tjetrit?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Të lutem.

Gazetarja- Si ju shkuat dhe i shkulët ullinjtë ndërkohë qe çështja është në gjykim?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Nuk ka vendim gjykate që është shpallur dhe kjo e ka regjistruar në hipotekë.

Gazetarja- Po për çfarë po shkon në gjykatë ti?

Juristi i Bashkisë Divjakë- Nuk kam shkuar unë në pronën e Dhuratës ka ardhur Dhurata në pronën time.

Gazetarja- Nëse është e juaja ose e Dhuratës vendos gjyqi.

Juristi i Bashkisë Divjakë- Vendos gjyqi?

Gazetarja- Po.

Gazetarja e “BOOM” i ka kërkuar juristit ti vendosë në dispozicion procesverbalin e sekuestrimit te ullinjve. Pas kërkesës zyrtare, “BOOM” ju vu në dispozicion vetëm një procesverbal ekzekutimi i detyrueshëm në të cilin kryetari i Bashkisë Divjakë urdhëron lirimin e tokës arë. /Ora News

 

Tags: GjykataJuristiRTV Ora

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
U21/ Sula eviton humbjen e Shqipërisë në minutat e fundit ndaj Andorrës (Video)

U21/ Sula eviton humbjen e Shqipërisë në minutat e fundit ndaj Andorrës (Video)

Detajet/Opozita nuk ndalet, të enjten sërish në protestë

Detajet/Opozita nuk ndalet, të enjten sërish në protestë

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Protesta e 'Astirit'/Policia shoqëron 7 persona







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com