gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shpenzime rekord jashtë vendit, “fluturojnë” 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpenzime rekord jashtë vendit, “fluturojnë” 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Ndërsa 2018-a mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë paratë e tyre.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.

Në të kundërt, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Bilanci neto mbetet pozitiv për Shqipërinë, me 430 milionë euro, që është diferenca mes parave që sollën turistët dhe atyre që shqiptarët shpenzuan jashtë.

Por, teksa shpenzimet e shqiptarëve jashtë u rritën me ritme më të larta sesa hyrja e të ardhurave nga të huajt, bilanci neto u përkeqësua me 3.4% në raport me vitin e mëparshëm. Kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit, që bilanci i udhëtimeve përkeqësohet, teksa që pas vitit 2013, ai kishte shënuar një përmirësim të ndjeshëm (shih grafikun).

Lëvizjet e shqiptarëve dhe të huajve

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, Shqipërinë e vizituan në 2018-n një numër rekord prej 5.93 milionë të huaj, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për tranzit.

Më shumë se një e treta e turistëve që erdhën në Shqipëri në 2018-n ishin nga Kosova, me 35% të totalit. Më pas renditen maqedonasit me 11.4%, grekët (9.3%), italianët (7.3%), malazezët (6%).

Gjatë vitit të kaluar u shënuar një rritje e ndjeshme e turistëve nga Polonia me 35%, por që gjithsesi përbënin vetëm 2.5% të totalit të të huajve që vizituan vendin tonë.

Edhe në kahun tjetër, atë të daljes së shqiptarëve nga vendi, shifrat kanë shënuar rekord në 2018-n. Në total u shënuan 5.4 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 4.4% në raport me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2010, shqiptarët kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza në Europë, por sidomos që prej 2013-s shihet se daljet jashtë vendit kanë qenë më të shpeshta, periudhë që përkon dhe me rritjen e kërkesave për azil në BE, që kulmuan në 2016-n, me rreth 69 mijë kërkesa, ndërsa gjatë periudhës 2011-2018, kërkesat për azil në total ishin rreth 190 mijë./Monitor

 

Tags: fluturojnëjashtë venditshpenzime

TË LIDHURA

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer
Aktualitet

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer

17:48 | 24/03/2026
Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

17:32 | 24/03/2026
Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës
Politikë

Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

17:26 | 24/03/2026
Next Post
E rëndë/ Ishin në proces divorci, shqiptari kasap ther me thikë gruan (Video)

E rëndë/ Ishin në proces divorci, shqiptari kasap ther me thikë gruan (Video)

Rriten të ardhurat nga emigracioni, Vasili: Shqiptarët po dëbohen nga shtëpia

Rriten të ardhurat nga emigracioni, Vasili: Shqiptarët po dëbohen nga shtëpia

Policia nis trajnimet për zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE: Policia të jetë asnjanëse!

Policia nis trajnimet për zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE: Policia të jetë asnjanëse!







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer
Aktualitet

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer

by mirseda
17:48 | 24/03/2026
0

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj...

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

17:32 | 24/03/2026
SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat

SHBA-Iran drejt bisedimeve, Pakistani opsion për negociatat

17:28 | 24/03/2026
Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Mbështetën lëvizjen e Salianjit, PD përjashton nga radhët e saj dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

17:26 | 24/03/2026
80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë

80-vjeçari vrau gruan e veten, policia kishte ndërhyrë 4 ditë më parë

17:09 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com