Një 72-vjeçar në Tepelenë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në kushtet e depresionit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës, në fshatin Qesarat, gati 10 km në veri të Tepelenës.
Sipas burimeve nga Policia e Tepelenës, 72 vjeçari që ka ndërruar jetë quhet K. Shehu, dhe është gjetur i pajetë nga një bari i cili kulloste bagëtinë anës lumit Vjosë. I moshuari kishte varur veten pranë një dege fiku me një litar.
Sipas familjarëve, Shehu ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.