Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Nga: Artur ZHEJI

Në një autointervistë, ndër të shumtat, kryeministri në pauzën e një psherëtime, për pak na mallëngjeu e tha se: “Do tmë kërkoni kur tmos më keni…”; pastaj fët e fët dhe si me trishtim e pendesë, shtoi: “Por ehyyyy, sa kohë do t’kalojë deri atëhere…”. Ka të drejtë kryeministri, kur ai të mos jetë, do ta kërkojmë një të ngjashëm dhe të papërsëritshëm si ai. Një artist që përdori artin, për të falsifikuar mjeshtërisht të pavërtetat e shumta që na tha dhe na thotë gjithë këto kohë.

Të gjithë politikanët gënjejnë, që në fillim, ose herët a vonë, madje në kulturën tonë politike, një politikan i mirë, është një njeri, ngarkuar me funksione të larta, që shkëlqen mjeshtërisht në artin e gënjeshtrës.

Në rininë tonë të hershme, në vitet e fundit të Diktaturës komuniste, kam shkruar një komedi heroike, që nuk e vura dot askurr në skenë “Qerosi dhe Mbreti i Gënjeshtrës”, fragmente të së cilës, i lexonim të dy me zë të lartë, sepse na dukej një super përqeshje e mirëshkruar e propagandës së skaduar komuniste të kohës…

Madje kur Rama u bë ministër kulture, duhet t’ja njoh si meritë, më ka lutur si askush që ta vija në skenën e Teatrit Popullor të atyre viteve, duke marrë përsipër një përkujdesje financiare të posaçme, por unë nuk u bëra mbarë asnjëherë dhe jam penduar për këtë. Porse nuk do ta kisha besuar kurrë, se me kalimin e viteve, Rama vetë, shpesh gallataxhi i potershëm dhe shumë i këndshëm në tavolinë, do të shndrrohej në personazhin e “Mbretit të Gënjeshtrës”, që ishte edhe “I Keqi” apo kurorëmbajtësi i të “këqinjve” të këtij vendi të vogël, porse me numrin më të lartë të gjenijve për frymë dhe për kilometra katrorë.

Si edhe padyshim, me numurin më të lartë të gënjeshtarëve për çdo 1000 banorë e për çdo kilometër katror. Gënjeshtarë krijues, ndër të cilët, Rama, padyshim doli kampion, për kah ngjyrat dhe kombinimet marramendëse të gënjeshtrave. Thurrje të tillë gënjeshtrash virtuoze, zor se do të kemi në të ardhmen dhe për këtë, ndokush do të psherëtijë për Mjeshtrin e madh mason të gënjeshtrës, që vijon ende ta kemi edhe kryeministër.

Sepse e parë hollë hollë, ay, i thurr gënjeshtrat si ato gratë plot fantazi të heshtur, zadrimore apo korçare, që endin qylymat dhe pëlhurat e tyre të mrekullueshme, duke përdorur fije leshi ngjyra ngjyra, që krijojnë në përfundim, motive laramane, shumëngjyrëshe, porse gjithmonë të leshta. Për gjithë këtë lesh me ngjyra, do të na marrë sigurisht malli zoti kryeministër, që nuk u bëre dot asnjëherë një pol tërheqës dhe mbështetës i të mençurve të pakët të këtij vendi, por ngordhe e vdiqe pas gromësimave dhe syve të përgjakur të të fortëve të këtij vendi, ca bazhibozukëve, shpesh duargjakosur, që peshkove me neps të sëmurë, nga Veriu në Jug të Shqipërisë, që i bëre deputetë apo fis deputetësh, u shpërndave grada kapterash, aty ku ka lekë apo qelepir për të rrjepur.

Makiazhet e ditës, pas takimeve të natës dhe pa dëshmimtarë me ta, që të është shndërruar në një sëmundje dhe në një natyrë të dytë, nuk vlejnë se fytyra jote, dikur e fisme dhe e pashme dhe me gjatësi malësori, sot ngjan e sëmurë nga shterpësia dhe shterrimi e mundësive që ke, për të përçuar entuziazëm dhe besim.

Do na mungosh që nuk riprodhon dot ato gënjeshtrat plot kripë e piper, të fillimeve, krejt sipërore askokohe, ndaj gënjeshtrave bajate dhe të cungëta të paraardhësve të tu politikë, apo konkurentëve të djeshëm e të sotëm. Mirëpo, që kur vartësit e tu më të ngushtë, si Gjika e Nurajve, shkurt Gjiknurët, porositën e sollën një goxha Guru nga India e largët, u pa edhe puna jote, o pasha!

Sepse ta sollën konkurentin, e i puthën këmbët në Rinas, duke të sfiduar pikërisht ty që je kandidat për Guru te Rilindja… Porse puthën këmbët e një tjetri, Gurusë me mjekër të madhe, pikërisht në kohën kur tenderonin 20 milion euro për një kilometër, në mes të Tiranës dhe të groposën atë çfarë namuz t’kish mbetur për të gënjyer edhe pak, në mënyrën më të paturpshme… Për këto spektakle do të na marrë malli për ty dhe bashkëpuntorët e tu akrobatë dhe rekordmenë botërorë, të 20 milion eurove për kilometër. Por deri atëhere, të them se çmë tha një ditë një Guru tjetër për ty: “Zheji, ndihmoje me ndonjë këshillë, të largohet në kohën e duhur, se e kemi patur si djalin dhe vëllain tonë dikur e në një kohë, se ka pas edhe ca gjëra të mira…”

 

Tags: artur zhejirama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
PS mbledh sot kryesinë, ‘surprizat’ në kongresin e socialistëve

PS mbledh sot kryesinë, ‘surprizat’ në kongresin e socialistëve

Keni probleme me mbipeshën?Mos hidhni lëkurat e hudhrave, janë çudibërëse

Keni probleme me mbipeshën?Mos hidhni lëkurat e hudhrave, janë çudibërëse

Djali merr rrugët e kurbetit, ish-luftëtari i UÇK-politikanëve: Turpi iu mbuloftë!

Djali merr rrugët e kurbetit, ish-luftëtari i UÇK-politikanëve: Turpi iu mbuloftë!







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes
Aktualitet

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes

by mirseda
10:32 | 08/04/2026
0

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes. Skana e mori zyrtarisht detyrën si...

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

10:04 | 08/04/2026
Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

09:56 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com