Një deklaratë e këngëtares Kejsi Tola duket se ka prishur disi marrëdhënien shumë të mirë me këngëtaren Olta Boka.
Kejsi deklaroi në emisionin “Shiko kush luan” se Olta është një nga vajzat e showbiz-it që përpiqet shumë, por nuk i ndrit ylli.
Arsyetimi i saj, ishte se ky emër është si shpëtim për hatër të lojës, por duket se Oltës nuk i ka pëlqyer shumë kjo deklaratë.
E ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, Olta ka treguar: “Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko, se do më kuptoje!”,- tha këngëtarja duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, Kejsi i “detyrohej” një sqarim të tillë.
https://www.facebook.com/Portali.blitz.al/videos/382527629251051/