Të hënën u zhvillua një tryezë e përbashkët për futbollin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeministria. Në këtë takim nuk kanë munguar batutat nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe aktorëve të futbollit.
Rama e ka nisur me administratorin e Orikumit ku është çuditur që edhe kjo zonë ka një klub futbolli, ndërsa ka vazhduar më tej me batutat që ka bërë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj apo administratorin e Kastriotit, Gazmend Vogli. Sapo administratori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, ndërhyn Edi Rama dhe i thotë: “Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?
Gëzim Çapoj: Po.
Edi Rama: O Zot!
Gëzim Çapoj: Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë.
Edi Rama: Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal.