Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga arratisja me Admir Tafilin tek dënimi për vrasje, kush është Gëzim Toma që u ekstradua nga Greqia

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Nga arratisja me Admir Tafilin tek dënimi për vrasje, kush është Gëzim Toma që u ekstradua nga Greqia

Gjashtë vjet pas arratisjes nga Burgu i Drenovës është ekstraduar dje nga Greqia, Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, grabitje dhe arrati nga vendi i dënimit. Menjëherë pas ekstradimit nga vendi fqinj, 37-vjeçari është dërguar në një burg të sigurisë së lartë ku do të vuajë dënimin e marrë.

 Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit. Kujtojmë që më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës. Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.

Uniformat blu në bashkëpunim me forcat speciale të RENEA-s disa orë pas arratisjes së bujshme bënë të mundur arrestim në një magazinë të braktisur në Përrenjas të Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Guri. Këta persona ishin edhe organizatorët e arratisjes nga burgu i Drenovës, të cilët e kishin bërë planin me persona të tjerë që nuk ndodheshin në burg. Këta persona kanë ndihmuar të arratisurit të fusnin armë në ambientet e burgut dhe më pas t’i ndihmonin me automjetet e tyre për t’i larguar. Të ndaluarit e lartpërmendur pasi janë pajisur, me armë nën kërcënimin e tyre, kanë mbyllur në banjë punonjësit e burgut dhe pasi kanë dalë nga ambientet e burgut janë ndarë, ku Tafili Guri dhe Marashi ikën në drejtim të Përrenjasit, ndërsa Reiz Haxhiraj, Edmond Lulo dhe Gëzim Toma arritën të kalonin kufirin dhe shkuan në Greqi, ku pas shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe homologëve grekë, u bë i mundur arrestimi i tyre katër ditë pas arratisjes.

Admir Tafili

Ndërsa i dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Kujtojmë se në korrik të vitit që sapo lamë pas u ekstradua nga Greqia për këtë ngjarje Eduart Lulo./PANORAMA

Tags: Admir TafilinarratisjadënimiekstraduaështëGëzim TomaGreqiavrasje

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Napoli nuk ka forcë të ndalë Juven, bardhezinjtë ‘vrasin’ kampionatin (Video)

Napoli nuk ka forcë të ndalë Juven, bardhezinjtë ‘vrasin’ kampionatin (Video)

Shqiptarët fitojnë zgjedhjet lokale të Tuz të Malit të Zi, festohet me flamuj kuqezi

Shqiptarët fitojnë zgjedhjet lokale të Tuz të Malit të Zi, festohet me flamuj kuqezi

Aksident me tre të plagosur në afërsi të Rinasit

Aksident me tre të plagosur në afërsi të Rinasit







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

by mirseda
18:45 | 20/10/2025
0

Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pasi një granatë...

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

18:08 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com