Ish-kryeministri Berisha ka folur me emra lidhur me zjarrin e mbrëmshëm, teksa nxjerr sipas tij autorët e zjarrvënies në bodrumet e Ministrisë së Brendshme.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu dogjën serverin e TIMS për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Ramës, Taulant Begës dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë!»
Postimi i Berishës:
Ne zjarr dhoma e TIMS!
Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrise se brendshme per te zhdukur gjurmet e udhetimeve me trafikante te Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritareve te tjere!
Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroft Zjarri! sb