Kreu i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam është treguar mjaft i prerë pasi është pyetur nëse është e mundur të krijohet një qeveri tranzitore pa Edi Ramën si kryeministër.
Kelam tha se parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe se duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve, pasi parlamenti dhe qeveria janë legjitime.
“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqendrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj,”– tha Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam.