Katër persona kanë rënë në pranga, në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit policor “Segmenti”, në Shkodër.
Shtetasit Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi. u arrestuan pasi iu gjet në një automjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.
Po ashtu, policia ka sekuestruar 2 automjete dhe katër telefona celularë.
Vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin përfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor “SEGMENTI”
Sekuestrohen nje sasi lënde narkotike e dyshuar Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si grup i strukturuar kriminal.
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirëfilltë operative policore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) në qarkun e Shkodrës, u finalizua me sukses operacioni policor “SEGMENTI“ dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .
Arrestimi i shtetasve të mësipërm pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, brënda të cilit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.
Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D. është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë.
Vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin perfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.