Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave/ Eurodeputeti: Nuk ka kohë për të humbur, qeveria dhe opozita duhet…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Hapja e negociatave/ Eurodeputeti: Nuk ka kohë për të humbur, qeveria dhe opozita duhet…

Tirana dhe Shkupi do të jenë nën vëzhgimin e një delegacioni me deputetë të Parlamentit Evropian, ashtu siç ishte njoftuar. Ata do të shikojnë nga afër zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe të vlerësojnë gatishmërinë e vendeve për hapjen e bisedimeve me BE-në.

Anëtarët e Komisionit të PE për Punë të Jashtme do të vlerësojnë progresin e fundit të bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia për reformat e BE-së, duke qenë se kanë mbetur më pak se katër muaj për të vlerësuar gatishmërinë për të hapur negociatat e pranimit në BE.

Një delegacion i këtij komisioni i përbërë nga 7 deputetë, i kryesuar nga z. Tunne Kelam do të takohet me udhëheqësin politik, përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërinë civile në të dy vendet nga 27 shkurti deri më 1 mars.

Gjatë kësaj vizite do të adresohen çështjet e theksuara në rezolutat e PE mbi Ballkanin Perëndimor të miratuara në nëntor 2018, së bashku me zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Por para kësaj vizite ka folur eurodeputeti i PPE Tunne Kelam që është dhe kryesuesi. “2019 është një vit i rëndësishëm që do të formësojë të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne e mirëpresim progresin e bërë deri më tani dhe i nxisim fort të gjitha forcat politike që të punojnë së bashku për të zbatuar reformat e nevojshme pa vonesë. Nuk ka kohë për të humbur përpara takimit të Këshillit Europian në qershor në Bruksel, ku do të merren vendime për gatishmërinë e këtyre vendeve për të hapur negociatat e pranimit”, ka deklaruar Kelam.

Duke komentuar mbi djegien e mandateve të opozitës dhe protestat në Shqipëri, ai shtoi: “Ne dënojmë me forcë të gjithë retorikën politike që nxit dhunën dhe i bëjmë thirrje opozitës që të përfshihet sërish në procesin demokratik parlamentar. Qeveria dhe opozita duhet urgjentisht ta qetësojnë situatën përmes angazhimit konstruktiv”.

Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë t’iu hapet drita jeshile nga BE për hapjen e negociatave të pranimit në BE në qershor 2019.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë.

Tunne Kelam (Kryesues)

Cristian Preda

Knut Fleckenstein

Juan Fernando Lopez Aguilar

Bas Belder

Ilhan Kyuchyuk

Tamás Meszerics

Delegacioni do të organizojë dy konferenca shtypi, një në Tiranë më 28 shkurt dhe një tjetër në Shkup më 1 mars.

Tags: duheteurodeputetiHapjahumburnegociataveopozitaQeveria

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
E cilësoi si një nga dhjetë më të bukurat, poezia e analistit që i pëlqen Ramës

Arrestimi i Dakos? Rama u jep ‘porositë’ deputetëve me një sms

Fregata amerikane sulmohet me 5000kg eksploziv, por mbijeton (video)

Fregata amerikane sulmohet me 5000kg eksploziv, por mbijeton (video)

“Çamëria ka zot”, PDIU i përgjigjet presidentit grek: Ky është shekulli i shqiptarëve

“Çamëria ka zot”, PDIU i përgjigjet presidentit grek: Ky është shekulli i shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.
Kosovo

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

by mirseda
19:31 | 20/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se është në interes të Kosovës të ketë sa më...

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

18:08 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com