Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Burri përlotet në mes të emisionit, i kërkon gruas që të kthehet në shtëpi

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Burri përlotet në mes të emisionit, i kërkon gruas që të kthehet në shtëpi

Një 48 vjeçar nga Sukthi i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” për ti bërë apel bashkëshortes së tij të rikthehet dhe të mos shkatërrojë familjen. Prej 6 muajsh gruaja e tij ka ikur nga shtëpia së bashku me dy fëmijët dhe ka vajtur të jetojë tek prindërit e saj. Pas 25 vitesh martesë, bashkëshorti nuk po gjen asnjë shpjegim pse ka ndodhur kjo situatë.

6 muaj më parë në familjen e zonjës u organizua një dasmë, 48 vjeçari në atë periudhë debatoi me bashkëshorten pasi nuk ishte dakort që ajo të qëndronte së bashku me fëmijët për ditë të tëra në familjen e saj, ky ka qenë dhe shkaku që sipas tij, gruaja nuk u kthye më. Burri ka tentuar disa herë të komunikojë me të shoqen por nuk ka arritur dot ta bind atë.

Sipas tij familja e saj ka ndikuar, madje ai shpesh herë ka biseduar edhe me vëllezërit e gruas por sërish asnjë zgjidhje. Dy fëmijët të cilët janë njëri 22 vjeç dhe tjetri 17 vjeç nuk kanë arritur dot t’i ulin prindërit sëbashku. Sipas 48 vjeçarit martesa ka shkuar mirë edhe pse si çdo çift ka patur debate por që gjithmonë ai thotë ka arritur të merret vesh me bashkëshorten. Frika e tij është divorci, të cilin tashmë gruaja ja ka kërkuar. 48- vjeçari nuk do të ndahet, ai ka ardhur sot t’i bëjë apel bashkëshortes të rikthehet. Besniku e ka treguar edhe njëherë incidentin me të shoqen në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të rastit

Çfarë ndodhi, pse ai incident?

Besniku: Po ditën e dasmës së mbesës së gruas i thashë që fëmijët duhet të ishin në shtepi në darkë, por gruaja nuk më dëgjoi. Kthehem nga puna dhe e gjej derën mbyllur. Në momentin që unë i kërkova llogari gruas se pse nuk i kishte sjellë fëmijët, ajo më thotë se vajzën e kishn caktuar për krushkë. Mirë moj i thashë motra jote s’mund të bëjë ligjin në shtëpinë time, duhet të më kishe pyetur mua para se ta mbaje vajzën aty.

Çfarë ndjeve në ato momente?

Besniku: U ndjeva si të isha gur varri që s’më pyet asnjë njeri. I kam thënë rri pra aty tek baba jot, tek nëna jote, tek vëllezërit e tu.

Që nga ai moment, nuk e ke parë më gruan tënde?

Besniku: Jo, nuk e kam parë. Ka ardhur çuni në darkë dhe diskutoi me mua. Ik i thashë çunit tin ë vendin tim si krushk se jam me nerva, i thashë të shkonte çuni në vendin tim.

Por çfarë ndodhi, nuk jeni takuar?

Besniku: Po jemi takuar tek shtëpia e kushërirës sime, më dha llafin gruaja se gjërat do rregulloheshin se ishim para seancës së ndërmjetësimit…pastaj i bija telefonit dhe nuk ma hapte më. Pak kohë më vonë u takuam edhe në kafe, djali më tha babi na lër pak kohë por që nga ai moment ne po shkojmë drejt divorcit.

Pse nuk shkove tek shtëpia e saj?

Besniku: Se kjo ka shkuar në gjykatë ka bërë denoncim dhe ka marrë urdhër mbrojtje…

E ke kërcënuar ti?

Besniku: Jo, absolutisht jo. Më ka akuzuar për dhunë psikologjike

Çfarë ndodhi pas diskutimit që bëtë?

Besniku: Mendoj që ndikohet nga njerëzit e vetë ajo

Po çfarë ndodhi në seancat e ndërmjetësimit?

Besniku: Asgjë nuk ka ndodhur

Në 20 vite martesë, si ka qënë lidhja juaj?

Besniku: Gruaja më thoshte; ne do jemi të dy deri në vdekje, edhe kur unë i bëja ndonjë provokim të vogël në shtëpi. Nuk arrij ta kuptoj se si ajo mori rrugët e iku nga shtëpia.

Sa fajtor ndjehesh?

Besniku: Vetëm për faktin që jam nxehur

Je i gatshëm t’i kërkosh falje?

Besniku: Ia kam kërkuar nëpërmjet gjithë miqësisë që kemi…

Çfarë note do t’i vije vetes si bashkëshort?

Besniku: Në 25 vite i thonë çerek shekulli, nuk e di, nuk e di çfarë note t’i vë

Ku mendon se ka çaluar marrëdhënia juaj?

Besniku: Unë ndoshta nxehem për 1 minutë, por pastaj të ngre në krahë. Djali ka tre vjet që s’më sjell lelë në shtëpi. Kur ikën ata nga shtëpia zbuloj që kishte marrë edhe overdraft në bankë. Dy herë kam qajt në jetën time që djali ka harxhuar 4 vite lekët e gjithë punës dhe kur më kanë vdek prindërit e mi. Në këtë kohë e mora gruan i thashë eja në shtëpi, djalit ia fala vetëm i thashë do punosh me mua. I gjeta edhe punë por ai nuk shkonte, e kam rraf një ditë e pranoj kur mora vesh që kishte ik nga puna.

Ju mendoni që gruaja juaj e ka mbuluar?

Besniku: Po po, madje ajo ka marrë kredi që të mbulojë fajet e djalit.

A ke një mesazh për familjarët e tu?

Besniku: Mesazhi që kam është: Çfarë është bërë është bërë, të kthehen në shtëpi se para familjes nuk vë asgjë tjetër. /Balkanweb

Tags: Çiftiemisionindarjezemer te hapur

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
S’ka më surpriza, zbulohet strategjia e opozitës për dorëheqjen e Ramës

S’ka më surpriza, zbulohet strategjia e opozitës për dorëheqjen e Ramës

Sherr masiv/ Braziliani përleshet me tifozët si Khabib, por e pëson keq (Video)

Sherr masiv/ Braziliani përleshet me tifozët si Khabib, por e pëson keq (Video)

Zjarr masiv në Mallakastër, digjen 10 hektarë ullinj

Zjarr masiv në Mallakastër, digjen 10 hektarë ullinj







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com