Pas fjalës së Ramës mbajtur para qytetarëve në Gjirokastër, Kryemadhi i është përgjigjur ‘flakë për flakë’, duke thënë se nuk është imuniteti ai që i jep forcë deputetit, por mbi të gjitha është morali. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Monika Kryemadhi iu rikthye edhe një herë tjetër kryeministrit Rama, duke i sjellë në kujtesë se ai ka blerë mandatet.
“Tashmë që LSI, deputetët e saj të cilët dogjën mandatin me vullnet të plotë, tregojnë integritetin, besueshmërinë, tregojnë që mandatet janë mandate gjaku. Përveçse janë mandate gjaku, janë mandate të atyre qytetarëve që besojnë në demokraci, në institucione. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë mandate të atyre që kanë marrë mandatet e tyre me kërcënime.
Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandatet, do t’i kthehet mbrapsht, do të mbajë përgjegjësi për atë që i ka premtuar bandave. Sot jemi të gjithë të barabartë. Nuk është imuniteti ai që i jep forcë deputetëve, por morali.
Morali i njerëzve të qëndrueshëm, besnikë dhe njerëzve që i mbajnë njerëzit e tyre. Dorëzimi i mandatit tregon se për ne ka më shumë rëndësi besimi i qytetarëve”, tha Kryemadhi.
TIRANA TODAY