Basha ka folur për mediat e huaja gjatë protestës paqësore të 21 shkurtit në Tiranë. Teksa opozita po shkonte për të dorëzuar mandatet në Kuvend, Basha është prononcuar për ‘Associated Press’. Ai ka thënë se do të udhëheqin një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.
“Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare, dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një Parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale.
Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, është shprehur Basha.