Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Protesta mbyllet pa asnjë incident, Basha ‘kërcënon’ Ramën me protesta në mbarë vendin

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Protesta mbyllet pa asnjë incident, Basha ‘kërcënon’ Ramën me protesta në mbarë vendin

Pavarësisht se ishte paralajmëruar për dhunë, protesta e sotme përfundoi pa incidente. Gjatë mesditës, PD dhe opozita e bashkuar dorëzuan në Kryesinë e Kuvendit listat me mandatet e deputetëve. Nga PD nuk e kanë dorëzuar ende mandatin dy deputetë, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Ndërsa nga LSI, deputeti Lefter Koka ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati.

Opozita protestoi fillimisht përpara Parlamentit, ku mbajtën fjalime të shkurtra që u përmbyll me fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Më pas, opozita dhe protestuesit u drejtuan për tek Kryesia e Kuvendit, ku bënë dorëzimin e mandateve të deputetëve. E më tej protestuesit marshuan drejt selisë së PD, ku dhe u përmbyll protesta.

Pas dorëzimit të mandateve në kryesinë e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha, tha nga selia blu se sot opozita i vuri kryqin Parlamentit.

“Nuk na duhen valët, se kemi valën popullore. Liri-demokraci. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Zonja dhe zotërinj, misionarë të shpresës dhe të nesërmes europiane të Shqipërisë, opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin Parlamentit të krimit.

Prej sot, ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do ndalet derisa testimi europian i këtij vendi, të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale. Rama ik!

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti i një rrace fisnike siç jemi ne, në çdo cep të Shqipërisë të nisim këtë rrugëtim për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit e Europës.

E nesërmja po vjen. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo do jetë e ardhmja juaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që do i japin fund padrejtësisë, pandëshkueshmërisë, parlamentit të krimit.

Do i japim fund siç i dhamë sot, me zgjedhje evropiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin.

Shqipëria do ketë një të ardhme, derën e Evropës do e hapim. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Bëhuni gati për betejen e rradhës, në Tiranë, Korçë, Elbasan, Tropojë, Dibër, Sarandë, anë e mbanë vendit.…”, tha kryedemokrati nga selia blu.

Tags: bashaprotesteturma

TË LIDHURA

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon
Aktualitet

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët
Aktualitet

Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

18:19 | 13/03/2026
Next Post
Champions/ Capello kundër Bonuçit: Mjaft, shfaqje e turpshme

Champions/ Capello kundër Bonuçit: Mjaft, shfaqje e turpshme

Rama për median italiane: Protesta, e pushtetit të vjetër. Unë si Maduro? Do kisha probleme me…

Rama për median italiane: Protesta, e pushtetit të vjetër. Unë si Maduro? Do kisha probleme me...

Këto janë vajzat më joshëse të zodiakut

Këto janë vajzat më joshëse të zodiakut







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

by mirseda
18:26 | 13/03/2026
0

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa Gardën...

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

Rama përjashton Meta dhe Myzyrajn, UGSH: Solidariteti mes gazetarëve mungon

18:23 | 13/03/2026
Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

Qumështi me aflatoksinë, ndalet grumbullimi në Fier: Blegtori shet lopët

18:19 | 13/03/2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

18:17 | 13/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com