Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se djegia e mandateve erdhi në një kohë kur vjedhja e votave nga paratë e pista dhe blerja e tyre u faktua botërisht.
Ndër të tjera ajo komentoi edhe vendimin e deputetit të LSI-së, Lefter Koka, për të mos firmosur lënien e mandatit, duke thënë se kjo është zgjedhja personale e tij.
Dje firmosët djegien e mandatit, por njëri nga deputetët Lefter Koka nuk ka pranuar. Keni biseduar me të?
Është zgjedhja e tij. Prandaj ne kërkojmë demokraci. Ndryshe do të bënim atë që bën Edi Rama. Në demokraci çdo njeri është i lirë të bëjë atë që do.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar që mos të ketë dhunë. Ju keni pasur dhe një takim me ambasadoren gjermane..
Jo vetëm me ambasadoren gjermane, por dhe me shumë të tjera, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar sepse mos harroni që është një makineri propaganda, e cila paguhet me taksat e shqiptarëve, një administratë e tërë në Kryeministri. Dhe po të shikoni dhe deklaratat e qeverisë, janë që do digjet Kuvendi. Pse? Mos u çudisni që do të djegë Kuvendi Edi Rama që të ndërtojë kullën që nuk e ndërtoi dot te Teatri.
Do të lihen mandatet e Këshillit Bashkiak si deputetët?
Tani nuk ka asnjë lloj vlere asgjë. Ecim drejt protestës paqësore, dhe qëndrestare të qytetarëve.