Referuar protestës së opozitës së bashkuar, mësohet se mbi 1200 forca policie do blindojnë godinën e Parlamentit. I gjithë perimetri do të rrethohet me efektivë, ndërsa lëvizja e automjeteve do të bllokohet në të gjitha rrugët që të çojnë për në Kuvend.
Burimet bëjnë me dije se për protestën janë marrë masa shtesë. Po kështu, në hyrje të Parlamentit janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, për të bërë të mundur identifikimin e atyre protestuesve që mund të çajnë kordonin e policisë.