Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta thyen heshtjen: Opozita të bëjë një hap prapa, mazhoranca dy

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta thyen heshtjen: Opozita të bëjë një hap prapa, mazhoranca dy

Presidenti Ilir Meta ka shuar heshtjen, e ndërsa ka folur për situatën politike në vend dhe propozimin e  kryedemokratit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Në një intervistë për ‘Deutche Welle’, Meta thotë se diegia e mandateve nuk i shërben forcimit të institucioneve, dhe as integrimit europian të vendit. Sipas tij, ka ardhur koha për të patur një hap prapa nga opozita, po kështu edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Meta shton më tej se është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve, që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.

Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?

Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.

Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.

Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?

Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.

Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.

Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik, pasi në fund fare asnjë justifikim nuk do të jetë i vlefshëm dhe i dobishëm për askënd në rast se vendi do ta humbasë këtë mundësi.

Mundësitë, sidomos pas arritjes të marrëveshjes historike midis Maqedonisë dhe Greqisë, janë mjaft të konsiderueshme. Ndaj duke përfituar dhe nga ky sukses i Maqedonisë të japim një mesazh pozitiv dhe një mundësi Bashkimit Europian, që të japë një sinjal të fortë shprese dhe inkurajimi për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në qershor.

Gazetarja: Opozita ka paralajmëruar se të enjten do të ketë një tjetër protestë. Cili është mesazhi juaj në lidhje me këtë protestë?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata të cilët i organizojnë të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre, ashtu sikurse është e turpshme që protestat të provokohen për çdo lloj arsye.

Në Shqipëri ka një pakënaqësi, ka një zemërim dhe është koha, jo për ta instrumentalizuar këtë pakënaqësi dhe zemërim nga çdo palë, por për ta lexuar dhe për të reflektuar gjithkush me përgjegjësi se si kjo të kthehet në një energji pozitive për zhvillimin e vendit.

Tags: MetaopozitaZgjedhjet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Ngërçi politik/Ja si Basha urdhëron koordinatorët digjital të sulmojnë ambasadën e SHBA (mesazhet)

Ngërçi politik/Ja si Basha urdhëron koordinatorët digjital të sulmojnë ambasadën e SHBA (mesazhet)

Taulant Muka bën ‘për një lek’ ministren e Arsimit: Ngele duke recituar

Taulant Muka bën ‘për një lek’ ministren e Arsimit: Ngele duke recituar

Emri/Ushtronte dhunë mbi gruan, policia i gjen një armë në shtëpi

Emri/Ushtronte dhunë mbi gruan, policia i gjen një armë në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com