Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë”, në Ora News, u pyet se pse u mbyll protesta pasditen e së shtunës. Po ashtu foli edhe për djegien e mandateve, të cilën e quan të vetmen mënyrë demokratike që i ka mbetur opozitës.
Kryemadhi: “Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma.
Ajo që sot mund të duket radikale nuk është e tillë, është i vetmi element që i ka mbetur opozitës. Pjesëmarrja e asaj protesta të jashtëzakonshme, protesta më e madhe në Shqipërinë më të rrudhur, duke pasur parasysh që dhe Shqipëria tani më pak banorë se asnjëherë tjetër.
Në Spanjë u bë vetëm një protestë më 200 mijë protestues në 30 e ca milion, dhe menjëherë morën vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Jo më në një Shqipëri që jemi koshient që nuk është Spanja, por ajo që të bën përshtypje… opozitës nuk i ngeli zgjidhje tjetër, përballë dy rrugëve të mundshme, e para konflikti me dhunë dhe e dyta nënshtrimi ndaj Ramës për të qenë një fasadë e tij.
Ndërsa sa i përket protestës së të shtunës kryetarja e LSI-së u shpreh:
Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme. Mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese ushtarake. Kjo gjë ndodhi në mënyrë permanente. Qëllimin protesta e arriti.
E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës.”