Blindohet Kryeministria në pritje të nisjes së protestës. Policia, FNSH dhe forcat RENEA janë dislokuar në ambientet e brendshme të kryeministrisë, për të përballuar ndonjë situatë të tensionuar nga protestuesit.
Po ashtu, policia është pajisur me kundragaz, duke i paraprirë çdo skenari të dhunshëm të protestuesve. Gjithashtu, forca të shumta policie kanë mbërritur nga rrethet për t’iu bashkuar policisë në Tiranë.
Mësohet se 1300 forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.