Në seancën parlamentare të ditës së sotme për ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ishte i pranishëm edhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Kjo seancë u shoqërua me një incident, ku deputeti Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mendon se Shqipëria do të arrijë që të bëhet si shtetet e tjera të BE-së, edhe pse ka disa figura që nuk e duan këtë.
Ajo postoi një fotografi në profilin e saj në Facebook, me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Sipas saj, kjo ngjarje theu kodin e mikpritjes.
“Do bëhet Shqiptaria edhe për inat të disa shqiptarëve??Me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Z.Talat Xhaferi ????”, shkroi Spiropali.