Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Zbulohen 30 spiunët e ish-Sigurimit/ Diplomatë, MB, Akademia e Shkencave e universitete

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbulohen 30 spiunët e ish-Sigurimit/ Diplomatë, MB, Akademia e Shkencave e universitete

Çështja e dosjeve të anëtarëve që janë pjesë e organeve të larta të drejtësisë, është kthyer sërish në vëmendje. Sipas Top Channel, që i referohet Autoritetit të Dosjeve nga 294 kandidatë të verifikuar deri më tani, 5 individë kanë rezultuar me dosje.

“Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”.

Ndërkohë, televizioni publikon edhe informacionet që Autoriteti i dosjeve disponon për partitë politike, të cilat kanë kërkuar të dhëna për kandidatët e tyre për deputetë.

“Me kërkesë të dy partive politike (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”.

Duket se bashkëpunëtorë të dikrushëm të sigurimit gjenden edhe në Ministrinë e Brendshme, ku nga 30 persona të verifikuar, individi me inicialet A.Xh, figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”.

Ndërkohë Autoriteti i Dosjeve jep informacion edhe për fushën akademike, ku rezultojnë bahskëpunëtorë të sigurimit në Akademinë e Shkencave dhe në fakultetin ekonomik.

“Me kërkesë nga Akademia e Shkencave janë verifikuar të gjitha kandidaturat në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjes në detyrë. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (GjSh, IM). Nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës janë verifikuar 116 persona. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AM, IK)”.

Numrin më të madh të kërkesave për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

“Me kërkesë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona – (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD), – figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Edhe SHISH ka kërkuar verifikim për 45 punonjës të tij, ku ka rezultuar se  individët me inciale (KP), (QD) dhe (RM) janë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”. Të tjerë pjesëtarë të stafit janë në proces verifikimi.

Autoriteti i dosjeve ka kaluar në skaner edhe 25 persona që kryejnë funksione në pushtetin vendor.

“Rezultoi se (DHS) figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit, po ashtu edhe (ZK)”.

Në Gardën e Republikës, nga 7 persona të kontrolluar, njëri prej tyre ka rezultuar me dosje, ndërsa nga 4 kandidatët për komisioner pranë Avokatit të Popullit, njëri ka dosje, sikurse edhe njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, me inicialet PP./Top Channel

Tags: 30 spiunëtakademia e shkencavediplomatëish-sigurimitMBuniversitetezbulohen

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Haradinaj thirrje mësuesve: Kthejuni punës, ja me sa do jua rrisim rrogat

“Nuk jam tregtar tokash!”, Haradinaj tregon armikun e Kosovës: Rama dhe Thaçi...

“Vazhdova punën pasi më goditi”, flet mjeku i dhunuar në QSUT: Isha unë dhe dy infermiere

“Vazhdova punën pasi më goditi”, flet mjeku i dhunuar në QSUT: Isha unë dhe dy infermiere

Orari perfekt kur duhet të shkoni në shtrat, të mirat që i sjell shëndetit

Orari perfekt kur duhet të shkoni në shtrat, të mirat që i sjell shëndetit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com