Shëndeti

Orari perfekt kur duhet të shkoni në shtrat, të mirat që i sjell shëndetit

               Publikuar në : 22:02 - 12/02/19 Enno

(MSN) Një studim i kryer nga “Well-Being Forza Supplements” zbuloi se ora më e mirë për të shkuar në shtrat është 22:10. Pas një sondazhi prej 1,000 njerëzish u zbulua se modelet më të mira dhe të suksesshme shkonin të flinin rreth kësaj ore. Këta njerëz gjithashtu ushqeheshin shëndetshëm, e cila është e lidhur me modelin e tyre të gjumit.

Zakonisht për të rënë plotësisht në një gjumë të thellë duhen rreth 15 deri në 20 minuta. Nëse do të binit të flinit gjumë në 22:10, do të siguronit 90 minuta të gjumit REM para mesnatës. Kjo gjithashtu do t’ju lejojë, në varësi të orarit që ju zgjoheni në mëngjes, për të marrë 7-8 orë gjumë të rekomanduara çdo natë.

Përveç kësaj, hulumtimi zbuloi se 82% e individëve me orar gjumi të rregullt dhe të qëndrueshëm kanë dietë më të qëndrueshme dhe rutina në palestër.

Nga ata që u anketuan, 74% thanë gjithashtu se të paturit e një modeli të rregullt të gjumit e bënte më të lehtë mbajtjen e një peshë të shëndetshme. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT