Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas miratimin të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, duke u quajtur tashmë zyrtarisht “Republika e Maqedonisë Veriore”.
Lulzim Basha përshëndeti votimin në një postim në Twitter, ndërsa tha se ky është një akt i përgjegjshmërisë së lartë politike dhe hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike,”- thotë Basha.
Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 11, 2019