AA-Instant

“Shqiptarët faktor vendimtar”, reagon Bushati për emrin e ri të Maqedonisë

               Publikuar në : 20:21 - 11/01/19 S.N

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.

Ky i fundit shkruan se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Në një postim në Twitter, Bushati shprehet se kontributi i partive politike shqiptare në Maqedoni edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.

“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonisë është demonstrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.

Kthehu