Politikë

Votimi për emrin e Maqedonisë së Veriut, reagon Basha: Hap historik

               Publikuar në : 20:12 - 11/01/19 S.N

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas miratimin të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, duke u quajtur tashmë zyrtarisht “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Lulzim Basha përshëndeti votimin në një postim në Twitter, ndërsa tha se ky është një akt i përgjegjshmërisë së lartë politike dhe hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike,”- thotë Basha.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT