Kryesore

VIDEO/ “Na kanë dhunuar, po na bëjnë presion”, përplasje mes civilëve dhe studentëve

               Publikuar në : 20:46 - 11/01/19 S.N

Ka pasur sërish tensione në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Urbanistikës dhe Arkitekturës, teksa disa civilë janë përplasur me studentët e ngujuar.

Këta të fundit kanë filmuar momentin e përplasjes, ku një person civil ka goditur një student që filmonte, duke i rrëzuar celularin.

video on Vidnews.

Pas këtij incidenti, studentët kanë folur duke treguar sipas tyre dhunën që po u bëhet si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht.

Personi që filmon është kujdesur të mos kapë fytyrat e studentëve, të cilët janë shprehur se po u bëjnë presion dhe po i dhunojnë, si dhe nuk i kanë lejuar të marrin ushqime brenda ambienteve të universitetit.

studentet on Vidnews.

Pasi kanë tentuar t’i nxjerrin studentët jashtë dhe nuk ia kanë dalë, policët privatë kanë mbyllur me zinxhir dyert e fakultetit, duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT