Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Viti nisi mbarë”, të varurit nga llotot: Tani vëmendjen tek femrat (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Viti nisi mbarë”, të varurit nga llotot: Tani vëmendjen tek femrat (VIDEO)

Prej 1 janarit në kryeqytet është e vështirë të gjesh pika bastesh të hapur, madje e pamundur. Shumë prej këtyre bizneseve janë kthyer në bar-kafe, ndërkohë të tjera kanë mbyllur qepenat.

Por, edhe pse qytetarët të cilët luanin në këto pika bastesh kanë qenë të shumtë, ata shprehen për Tirana Today se ky ishte një vendim shumë pozitiv. Madje për disa ishte i vonuar, pasi “sëmundja e bixhozit” siç edhe ata e cilësojnë, ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve.

“Është shumë gjë e mirë ky vendim. Është çliruar qyteti dhe le të shpresojmë se kështu do të ndodhë dhe me ata që kanë qenë të varur nga pikat e basteve.”

“Unë nuk kam luajtur ndonjëherë, por kam dëgjuar që shkonin shumë fëmijë. Ndaj ishte e nevojshme marrja emergjente e masave. Nisi mbarë viti. Këta që ishin të varur, si legenë kanë qenë dhe do të mbeten më keq.”

“Kam vënë shumë rrallë skedina, si gjithë të tjerët. Dhe shuma më e madhe që mund të kem vënë ka qenë 10 mijë lekë të vjetra, por përsëri nuk kam fituar asnjëherë asgjë. Ata që janë të varur pas tyre, tani janë duke i harxhuar lekët me ilaçe.”

Të ndodhura në katet e para të pallateve, pikat e basteve ishin shndërruar në një shqetësim real për banorët, në jetën e tyre të përditshme. Kjo pasi rrezikonin edhe fëmijët, të cilët tundoheshin dhe hynin shumë lehtë.

“Sa familje janë vrarë, sa njerëz janë vetëvrarë e kanë hyrë në dhe nga bixhozi. Gjysma e shqiptarëve dhe sot e kësaj dite janë në borxhe. Nuk ka logjikë, të zbresësh nga pallati apo fëmijët dhe në krahë të djathtë të jetë një kazino e në krahë të majtë një loto. Askush nuk ka dalë i fituar apo i qeshur nga kazinotë. Fati nuk janë pikat e basteve, por fati janë veç duart. Po punove do fitosh.”

Ndërkohë, janë edhe ata qytetarë të cilët e konsiderojnë këtë veprim si të nxituar. Janë ata të cilët prej kohësh kanë qenë frekuentues të rregullt të lotove. Dhe sot, nuk dinë si t’i kalojnë orët e ditës. Teksa një qytetar thotë për Tirana Today me nota humoristike se tani me mbylljen e pikave të bastit, do t’i kushtojë më shumë rëndësi femrave.

“Ishte një vendim pak i nxituar, sepse nuk është momenti. Unë kam luajtur për qejf, sepse janë sporte që nuk fiton, pasi gjithë komanda është nga brenda. Kurse me skedinat është më ndryshe, mjafton të jesh njohës i mirë i futbollit. Unë kam fituar disa herë nga 100-500-600 mijë lekë të vjetra. Ashtu siç i kam marr, i kam lënë prapë. Tani që u mbyllën ato, ditën e shtyjmë të ulur në kafe.

Kurse unë tani do t’i kushtoj më shumë rëndësi femrave, se i kam lënë pak pas dore. Pasi merresha gjithë ditën me skedina e nëpër pika bastesh.”

Teksa qeveria u la afat pronarëve të lotove sportive deri në fund të vitit 2018, që të mbyllnin bizneset, këto të fundit duket se kanë marr masat për të vazhduar biznesin. Por, tanimë në Kosove apo Maqedoni, ku biznesi i kumarit është ende i ligjshëm./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë
Aktualitet

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

14:01 | 11/03/2026
Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste
Aktualitet

Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste

13:31 | 11/03/2026
SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe
Aktualitet

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Next Post
Serbi i Igli Tares nxeh derbin mes Inter dhe Milan

Serbi i Igli Tares nxeh derbin mes Inter dhe Milan

Deklaratat që tronditën Real Madridin, tifozët nuk falin: Don Jose na shpëto

Deklaratat që tronditën Real Madridin, tifozët nuk falin: Don Jose na shpëto

Britney Spears tërhiqet nga muzika. Zbardhet arsyeja (foto)

Britney Spears tërhiqet nga muzika. Zbardhet arsyeja (foto)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë
Aktualitet

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

by mirseda
14:01 | 11/03/2026
0

Këtë të mërkurë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dha...

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

13:32 | 11/03/2026
Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste

Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste

13:31 | 11/03/2026
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com