Foto Galeri

Britney Spears tërhiqet nga muzika. Zbardhet arsyeja (foto)

               Publikuar në : 19:01 - 05/01/19 marsela

Britney Spears ka vendosur që ti dedikohet të atit, pasi aktualisht ka probleme me shëndetin. Këngëtarja ka njoftuar fansat se do të tërhiqet nga muzika për një periudhë kohore të pacaktuar. Dy muaj më parë, Jamie Spears, 66-vjeç, u dërgua në spital, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë. Ai u operua dhe u lejua të shkonte në shtëpi disa ditë më vonë. Mjekët presin që ai të shërohet plotësisht.

“Po ia dedikoj gjithë fokusin dhe energjinë familjes sime”, tha Britney në një deklaratë. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë, dhe dua të jem pranë tyre në këtë moment, ashtu siç kanë qenë dhe ata për mua.

Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë. Ju kërkoj falje për shqetësimin që mund t’ju kem shkaktuar, dhe mezi pres të ngjitem në skenë të performoj për ju”.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT