Disa mijëra qytetarë serb morën pjesë në një marsh të quajtur ‘Jo më këmisha të përgjakura’, në Beograd, duke protestuar dhunën në politikë.
Kjo pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.
Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit./BIRN