Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(Video) Banorët e “Astirit” ndajnë qytetarët: Na kanë zaptuar padrejtësisht

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
(Video) Banorët e “Astirit” ndajnë qytetarët: Na kanë zaptuar padrejtësisht

Dita e djeshme nuk ishte një ditë e zakonshme për kryeqytetin. Kjo pasi banorët e “Astirit” dolën përsëri në protestë, kësaj radhe para Kuvendit. Teksa paralelisht zhvillohej seanca plenare, ku foli edhe Kryeministri Edi Rama mbi çështjen e “Unazës së Re”. Kryeministri u shpreh i vendosur që kush nuk e ka shtëpinë e legalizuar nuk do të dëmshpërblehet, por do të trajtohen me bonus qiraje apo banesa sociale. Kjo gjë duket se revoltoi më shumë protestuesit, të cilët filluan të bëhen më agresiv gjatë protestës.

Si pasojë mbetën të lënduar 16 punonjës policie , mes të cilëve edhe një efektive e “Shqiponjave”, Ina Muka, 24 vjeç, e cila humbi dy gishta nga shpërthimi i një kapsolle që u hodh në drejtim të saj. Por, veç efektive në spital përfunduan dhe disa protestues të cilët u lënduan gjatë akteve të dhunës.

Por, pas përplasjeve, protesta u zhvendos përsëri te “Unaza e Re”, duke bllokuar përsëri rrugën. Ku nuk munguan konfrontime mes banorëve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kërkonin lirimin e rrugës.

Një situatë e cila edhe pse solli shumë të lënduar, duket se nuk do të përfundojë shumë shpejt. Kjo pasi banorët janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe siç konfirmuan për Tirana Today nuk do të tërhiqen pa marr dëmshpërblim.

Çështja e banorëve të “Astirit” duket se ka ndarë edhe qytetarët. Për disa, banorët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim dhe nuk mund të lihen në rrugë. Ndërkohë, të tjerë mendojnë se kërkesat e tyre nuk janë të drejta, pasi nuk i kanë shtëpitë e legalizuara.

“Qeveria është ajo që ka të drejtë, sepse po ndjek atë që dikton ligji. Ju e keni blerë shtëpinë tuaj?! Edhe këta banorët duhet ta legalizonin. Na kanë zaptuar padrejtësisht.”

“Dihet që kanë të drejtë banorët sepse dalin në mes të rrugës. Qeveria ta mendonte më parë këtë gjë e mos t’i lejonte të ndërtonin. Nuk kanë faje banorët për mangësitë e qeverisë.”

“Nuk ishte as policia e as banorët që provokuan. Ishte kryeministri ai që provokoi teksa fliste në Parlament, kur këputi gjithë ato gjëra për banorët. Unë mendoj që kanë të drejtë banorët. Të rrish 20 vite në shtëpi e të heqin sot, është poshtërsi e madhe.”

“Ata që janë me letra kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim. Kurse ata që janë pa letra, duhet të shohin rrugën e zgjidhjes sipas vendimit të qeverisë. Por, ama asnjëherë nuk duhet të cenohen policia e shtetit. Bile ata njerëz që lënduan efektivët, duhet të ndëshkohen.”

“Banorët duhet të merrnin leje për të ndërtuar, por edhe shteti duhej t’i orientonte që në fillim. Mirëpo, më shumë gabim janë banorët. Pse nuk bëra dhe unë kështu kur erdha në Tiranë?! Por, unë e dija që duhej të merrja leje gjithandej, pastaj do filloja të ndërtoja.” TIRANA TODAY

Tags: banoret e astiritkërkojnë dëmshpërblimnuk kanë të drejtëQeveriaqytetaret

TË LIDHURA

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës
Aktualitet

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit
Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar
Aktualitet

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Next Post
Në kërkim adoleshenti që i hodhi kapsollën efektives së “Shqiponjave”

Në kërkim adoleshenti që i hodhi kapsollën efektives së “Shqiponjave”

Detajet/Shkëmbeu zjarr me policinë greke, indentifikohet shqiptari i vrarë

Detajet/Shkëmbeu zjarr me policinë greke, indentifikohet shqiptari i vrarë

Rikthehen atentatet në Vlorë/Makina hidhet në erë, drejtuesi humb gjymtyrët

Rikthehen atentatet në Vlorë/Makina hidhet në erë, drejtuesi humb gjymtyrët







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës
Aktualitet

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

by mirseda
11:18 | 27/02/2026
0

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të...

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com