Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen E. Hyland, ka reaguar lidhur me vendosjen e taksës për produktet serbe në doganë nga qeveria e Kosovës.
Në një postim në Twitter, ambasadorja shprehet se nuk është një vendim i mirë për Kosovën, teksa shkruan se ajo nuk përfiton nga rritja e detyrimeve për anëtarë të tjerë të CEFTA-s, por vetëm krijon pasiguri dhe jostabilitet ekonomik.
“Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jostabilitet ekonomik. Më mirë është që të bëhet më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes dialogut”, ka thënë ajo.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar ditë më parë për vendosjen e tarifave prej 10 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Vendimi u kritikua nga Bashkimi Evropian, ndërsa Haradinaj është shprehur se nëse nuk ka dialog, këto taksa edhe mund të rriten.