Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlament të PS. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se Sandër Lleshi do të marrë postin e zv.ministrit të Brendshëm.
Sikundër u paralajmërua edhe më herët, nesër në Kuvend do të kemi një seancë të jashtëzakonshme plenare. Vendimi është marrë nga grupi i PS, pas mbledhjes së sotme.
https://tiranatoday.com/rama-leviz-gjithe-guret-nuk-mbaron-me-kaq/
Nesër do të shkarkohet Fatmir Xhafaj nga posti i Ministrit të Brendshëm, dhe do të emërohet me VKM Sandër Lleshi, si zv.ministër i parë i Brendshëm. Lleshi do të marrë të gjitha kompetencat e Ministrit të Brendshëm duke qenë zv.ministër, në pamundësi për të marrë dekretimin e Presidentit Meta.
Por kjo lëvizje e Ramës nuk është e paprecedentë. Më herët, në vitin 2002, Fatos Nano qeverisi me zv.ministra për gjashtë muaj.