Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbërritur në Presidencë ku po zhvillon një takim me kreun e Shtetit, Ilir Metën. Ka qenë Ruçi ai që ka kërkuar takim mes tyre.
Takimi ka në fokus dekretimin e Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm. Nesër, në Kuvend do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme që do të nisë në orën 10:00. Në këtë seancë, do të votohet shkarkimi i Xhafajt, dorëheqja e të cilit u dekretua nga Presidenti Meta.
Nga ana tjetër, ky i fundit ka refuzuar dekretimin e Lleshit si ministër të Brendshëm. Ditën u djeshme u mbajt një takim mes Metës dhe Ramës, të cilët nuk kanë arritur në dakordësi për emërimin e Lleshit si ministër. Kështu, Rama ka njoftuar se Sandër Lleshi do të marrë postin e zëvendës ministrit, por do të ketë të njëjtat kompetenca si ministër i Brendshëm.