Ndonëse u konstatua se në faqen zyrtare të Kryeministrisë fotoja e Fatmir Xhafaj ishte fshirë, menjëherë në faqe ai “u rikthye” sërish në detyrë.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe në vend të tij u emërua Sandër Lleshi. Ky i fundit nuk është dekretuar ende nga presidenti i Republikës.
Në këto 5 vite të qeverisjes së socialistëve, pas Tahirit dhe Xhafajt, Lleshi do të jetë ushtaraku i dytë që do të drejtojë këtë dikaster, pas Dritan Demirajt që qëndroi në detyrë gjatë muajve të paktit Rama-Basha.