Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kush është ministri i ri i Brendshëm, Rama: Emrin e tij e dëgjova nga Kadare

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kush është ministri i ri i Brendshëm, Rama: Emrin e tij e dëgjova nga Kadare

Sandër Lleshi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, që do të pasojë Fatmir Xhafajn pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Emërimin e ri e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një status në Twitter. Ai njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Në kohën e prezantimit te tij, ne vitin 2013, Rama ka treguar disa detaje, mes të cilave edhe fakti se emrin e tij e ka dëgjuar për herë të parë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

Ja çfarë deklaroi Rama në atë kohë

“Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë.

Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë.

Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht.

Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur.

I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”- shkruante Rama.

Karriera

Sander Lleshi, gjeneral Brigade. Ne vitin 2011 ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.

Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani;

Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Tags: Brendshëmdëgjovaemrinështëkadarekushministrirama

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Next Post
“Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, policia do ti “nxijë” jetën!”

Dorëheqja e ministrit Xhafaj, vjen reagimi i parë nga LSI-ja

Kush qëndron pas dorëheqjes së Xhafajt, Tahiri apo Dako?

Kush qëndron pas dorëheqjes së Xhafajt, Tahiri apo Dako?

Ambasadori i SHBA në 2009: Basha liroi kriminelin e Elbasanit. Publikohet shkresa

Largimi i Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i Bashës: I vetmi ministër i Brendshëm që...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com