Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Forca e Ligjit”/ Gjermanët drejtuan operacionet e arrestimeve të bujshme

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Forca e Ligjit”/ Gjermanët drejtuan operacionet e arrestimeve të bujshme

Për herë të parë në Shqipëri kryhet Mega-Operacion kundër krimit të organizuar: Zbulohen lidhje të politikës me krimin, trafikantë dhe politikanë të arrestuar

Të paprekshmit! Kështu cilësohen në Shqipëri kapo të krimit të organizuar, politikanë, ish politikanë, zyrtarë, ish-zyrtarë të lartë që përfliten për lidhje me trafikun e drogës apo afera korruptive por që nuk përballen me drejtësinë. Në sajë të kësaj ”paprekshmërie” Shqipëria u shndërrua brenda 15 – 20 viteve të fundit në një nga vendet që kryeson në botë trafikun e lëndëve narkotike. UNODC ( UN Office on Drugs and Crime ) në Raportin vjetor 2017, ”Problemi i Drogës, Krimit të Organizuar, Flukseve të Paligjshme Financiare, Korrupsionit dhe Terrorizmit ” thekson: “Grupet kriminale të Shqipërisë janë në vend të parë në trafikun botëror të hashashit, heroinës dhe në të tretin në trafikun e kokainës”.

Shkatërrohet cikli i mbyllur i trafikimit të drogës

Një Mega-operacion i Policisë së Shtetit sapo ka dhënë rezultate të rëndësishme. Ardi Bita, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme, thotë  për DW.

“Mega-Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në 12 qytete të vendit, që nga Hasi në Sarandë. Të hënën (22.10.2018) u dha goditja finale me angazhimin e 1500 forcave të policisë. U arrestuan 27 persona, mes të cilëve 3 oficerë policie, 6 persona u shpallën në kërkim, u shkatërrua një laborator përpunimi të heroinës në Has, u sekuestruan 182,5  kg opium, u kryen 100 kontrolle banesash dhe mjedisesh të tjera ”.

Mega-OPeracioni është i pari në llojin e vet në Shqipëri nga përmasat dhe cilësia e rezultateve. Ai filloi një muaj më parë, në shtator, kur Policia e Shtetit mori një kallzim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nga hetimet dhe arrestimet në kuadër të këtij Mega-operacioni rezulton se në Shqipëri veprojnë katër grupe kryesore të trafikut të drogës: Grupi i Lezhës, Shijakut, Hasit dhe Fier-Ballsh-Delvinë, që kanë bashkëpunuar mes tyre, si një organizatë e vetme, e strukturuar, me shtrirje brenda dhe jashtë vendit dhe kanë arritur të kenë një cikël të mbyllur të trafikut të lëndëve narkotike: prodhim, përpunim, dhe shpërndarje në vendet e BE. Dosja në Prokurorinë e Krimeve  të Rënda përmban të dhëna nga hetimet intensive që paraprinë arrestimet dhe shkatërrimin e laboratorit në Has: mijëra orë përgjime telefonike, filmime, përgjime të ambientit, vëzhgime me dron, mijëra faqe shkëmbim informacioni dhe korrespondence me agjensi ligjzbatuese brenda dhe  jashtë Shqipërisë.

Fakte: Lidhje të politikanëve me krimin e organizuar

Prokurorët e Krimeve  të Rënda kanë në tavolinë një dosje të vetme për katër grupet kriminale të drogës. Në këtë dosje janë edhe hetimet ndaj dy ish-deputetëve socialistë, të arrestuar ditët e fundit: Arben Ndoka dhe ish- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Arben Çuko, i shkarkuar para një  muaji, si i dyshuar për korrupsion. Ish-deputeti socialist Ndoka akuzohet për falsifikim dokumentash, vulash dhe tjetërsim të pronës, në bashkëpunim me grupin kriminal të Lezhës.  Gazetari investigativ Artan Hoxha, i pyetur nga DW, se ku qëndron bashkëpunimi i ish-deputetit socialist Ndoka me grupin kriminal të Lezhës, jep disa hollësi:

„Grupi kriminal i Lezhës akuzohet se ka pastruar paratë nga trafiku i drogës duke blerë prona në zona turistike, falsifikuar dokumenta, korruptuar punonjës të Hipotekës, Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, anëtarë të Këshillit të Qarkut, ku ka përfaqësues nga tre forca politike, PS, PD dhe LSI. Ish- deputeti socialist dhe koordinator i PS për Lezhën, Arben Ndokaj, ka përdorur pushtetin politik për të falsifikuar dokumenta, vula, formularë, tjetërsuar toka publike si pasojë e lidhjes me grupin kriminal të Lezhës,” thotë për DW, Artan Hoxha.

Arrestimi i Arben Ndokajt vjen pas arrestimit në Lezhë të 12 personave, në Mars të këtij viti, mes të cilëve Kryetari i Bashkisë së Lezhës, me akuzën e abuzimit me troje, tjetërsimit të 235 mijë metra katrorë tokë shtetërore. Skema është e njohur: blej shumë lirë tek pronarë fiktivë, rishite  me ҫmim të lartë si zonë turistike që do të zhvillohet. Ndërsa ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ish-deputeti socialist Çuko, akuzohet për korrupsion pasiv dhe lidhje me grupin kriminal të Shijakut.

„Nga përgjimet ka dalë emri  i ish-deputetit socialist Arben Çuko, që ka marrë para dhe një automjet për të transferuar në një burg tjetër, një të burgosur, anëtar të grupit kriminal të Shijakut, të dënuar me 22 vjet burg për vrasje,” thotë për DW, gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Gjermania: Mbështetje Shqipërisë në luftën kundër krimit  të organizuar

Rezultatet e Mega-Operacionit përkojnë në kohë me impaktin e vizitës  në Tiranë, të  Drejtorit të Policisë Federale Gjermane, Dietter Romann, para një jave, (18.10.2018).  Dieter Romann premtoi rritje të asistencës gjermane dhe shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Një precedent kuptimplotë i rezultateve pozitive nga bashkëpunimi dypalësh është ai i sekuestrimit nga policia në shkurt të këtij viti, në Durrës, të 613 kg  kokainë, që vinte nga Kolumbia, e destinuar për në Gjermani. Pas 3 muajsh policia gjermane sekuestroi në Bavari 1,8 ton kokainë, të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, si në rastin e Durrësit: në kuti bananesh. Pas arrestimeve në Bavari, Antidroga gjermane shtriu hetimet e saj edhe në Shqipëri. Policia e shtetit shkatërroi në fillim të kësaj jave ciklin e mbyllur të trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri edhe falë shkëmbimit të informacionit mes policive dhe agjensive ligjvënëse të Gjermanisë dhe sidomos  hetimeve gjermane në Shqipëri.

„Të paprekshmit” duken se do ta kenë të vështirë jetën tash e prapa edhe në Shqipëri. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për DW, se ky është vetëm fillimi. Rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushti kryesor që BE i ka vënë Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm./DW/

Tags: Ballkanigjermanipoliciapolitikashqiperia

TË LIDHURA

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

17:25 | 28/06/2025
Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”
Aktualitet

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

16:12 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut
Aktualitet

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Next Post
Klopp i shqetësuar, Shaqiri i vendosur/Ylli i Kuq kërcënon: Jemi simbol i Beogradit

Klopp i shqetësuar, Shaqiri i vendosur/Ylli i Kuq kërcënon: Jemi simbol i Beogradit

Përgjimi/ Publikohet audio e fshehtë që ‘fundos’ Dakon, gjithçka në dosjen 339

Përgjimi/ Publikohet audio e fshehtë që 'fundos' Dakon, gjithçka në dosjen 339

Zv/ambasadori i SHBA-ve në Tiranë: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

Zv/ambasadori i SHBA-ve në Tiranë: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

by mirseda
17:25 | 28/06/2025
0

Një 23-vjeçar nga Kosova është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës pa shenja jete. Sipas...

Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite

Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite

17:21 | 28/06/2025
Britanikët sekuestrojnë 96 mln paund kokainë në një nga kapjet më të mëdha

Britanikët sekuestrojnë 96 mln paund kokainë në një nga kapjet më të mëdha

17:16 | 28/06/2025
Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020

Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020

16:44 | 28/06/2025
Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

Drazhi nën ‘lupën’ e SPAK / Ja si u zbuluan 10 pasuri përmes “Majestic Konstruksion”

16:12 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com